www.ofertapune.net Vende të lira pune (4) | PunaIme

Vende të lira pune (4)

Kompania

SolvIT

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16-09-2022

Data e perfundimit

26-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

14.09.2022, Prishtinë

Konkurs punësimi

Pozitat

  1. Implementues dhe konfigurues i pajisjeve të IT-së
  2. Shitës reprezentativ i produkteve të IT-së
  3. Sistemues i produkteve në depo dhe shpërndarës i produkteve në terren.
  4. Asistent/e e Financave

Përgjegjësitë dhe kërkesat

1. Implementues dhe konfigurues i pajisjeve të IT-së

  • Te ketë përvoje pune dhe “troubleshooting skills”
  • Të jetë në përfundim ose të kete të përfunduar Shkencat Kompjuterike
  • Ti mësoj shpejtë veqoritë e produkteve dhe funksionet që kryejnë ato.
  • Të posedoj aftësi analitike për ti propozuar produktin/zgjidhjen e duhur klientit!
  • Të jet në gjendje të bëj riparimet bazike të një produkti harduerik!
  • Kandidati do të bëj implementimin e produkteve tek klientët në terren!
  • Të kuptoj si një pajijse konfigurohet përmes softuerit për ti kryer veprimet e caktuara dhe komunikimit me pajisje tjera!
  • Njohja e avancuar e Word, Excel, Power Point, Outlook e-mail, etj.
  • Të jetë në gjendje të shkruaj dhe komunikoj në gjuhen angleze dhe shqipe!
  • Të ketë patent shofer të kategorisë B.

2. Shitës reprezentativ i produkteve të IT-së

  • Te ket përvoje pune
  • Të jetë në përfundim ose të kete të përfunduar Shkencat Kompjuterike ose fakultetin Ekonomik me njohuri të avancuara të teknologjise informative
  • Të ketë aftësi bindëse në komunikim dhe të flas rrjedhshëm shqip, dhe anglisht!
  • Ti mësoj shpejtë veqoritë e produkteve krahasimet mes tyre!
  • Ti kuptoj nevojat e klientit dhe propozoj produktin/zgjidhjen e duhur/optimale klientit!
  • Të kuptoj si një pajijse konfigurohet përmes softuerit për ti kryer veprimet e caktuara dhe komunikimit me pajisje tjera!
  • Njohja e avancuar e Word, Excel, Power Point, Outlook e-mail, etj.
  • Kujdesi për klientin nga mundësia për shitje deri tek përfundimi i kontratës
  • Gjetja e klientëve të ri është bonus dhe kompenzohet si bonus po ashtu!!
  • Të ketë patent shofer të kategorisë B.

3. Sistemues i produkteve në depo dhe shpërndarës i produkteve në terren.

  • Të ketë patent shofer të kategorisë B.
  • Te ket përvoje pune në këtë lami!
  • Të ketë veti analitike për sistemim optimal të produkteve në depo dhe hapsira të kompanisë!
  • Të dij procedurat për pranim dorëzimin e mallit në depo dhe terren!
  • Kujdeset për sistemimin dhe mirembajtjen e hapsirave të kompanise!
  • Njohja e Word, Excel, Power Point, Outlook e-mail, etj!

4. Asistent/e i/e Financave

  • Të ketë të përfunduar fakultetin Ekonomik
  • Të ketë veti analitike për ti kuptuar veprimet bazike që kan të bëjnë me artikujt, klientet, pagesat
  • I/e certifikuar nga ndonjë institucion për kontabilitet dhe financa siq është instituti KAF
  • Të ketë patent shofer të kategorisë B.
  • Të ketë etikë të lartë në punë!

Kush jemi ne:

SolvIT është një kompani në rritje të vazhdueshme për 10 vite me radhë në fushen e IT. Produktet tona gjejnë përdorim kryesisht në sektorin e Retail (Bizneset zingjirore),  Distribucionit, Prodhimit, Horeca, Logjistikes, tregëtise me pakice etj! Produktet tona përdoren po ashtu edhe në sektorin e Arsimit (shkollave) publike dhe private.

Brendet që tregtojme ne janë brende globale dhe inovative në nivel global sic janë: Zebra Technologies, SmartTechnologies, DIGI, Anviz, Symbol, HoneyWell, Datalogic, Evobot, RatioTec, Ocom, etj.

Cka Ofrojmë ne

  • Zgjerim të njohurive në fushen e IT të aplikuar në procese reale të punës
  • Avancim në karrierë
  • Ngritje në pozitë
  • On the job training
  • Pagë progresive në bazë të eksperiencës dhe përkushtimit ndaj punës dhe kompanisë
  • Pagesë të orëve shtesë nëse paraqitet nevoja ndonjëhere për orë shtesë
  • Ambient të përshatshëm për punë, individuale ose ekipore
  • Kontratë punë

Cka presim nga ju

  • Etikë të lartë në punë!
  • Përgjegjësi për veprimet e juaja. Krijim i besimit tek klientët tanë
  • Fokus në punë dhe përkushtim të plotë ndaj punës!
  • Të arrini besushmëri për ti kryer në mënyrë të pavarur proceset e punës
  • Të keni veti analitike për zgjidhjen e pengesave eventuale në punët e përditshme

Kandidatët me përvoje pune, me rekomandime, njohuri të gjuhës angleze, që nuk pinë duhan, kanë shanca më të medha për vendin e punës.  Ju lutem vendosni nw CV- vetëm gjerat që dini ti bëni me të vertetë, sepse do të ketë edhe testime.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm “Apliko”