www.ofertapune.net Vende të lira pune (36) | PunaIme

Vende të lira pune (36)

Kompania

Derand Hotel

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

07-02-2023

Data e perfundimit

03-03-2023

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS

Nëse dëshironi të realizoni ëndrrën tuaj, ku mund të i tregoni aftësitë dhe shkathtësitë e juaja personale, të punoni në një ambient të ngrohtë dhe dinamik, atëherë tani është rasti i juaj. Së shpejti në qendër të Prishtinës, në lagjen Lakrishte, Rr. Tirana, do të hapet DERAND Hotel.

Me qëllim të plotësimit të vendeve të lira të punës DERAND Hotel kërkon staf të kualifikuar dhe profesional për pozita të caktuara. Ajo çka kërkojmë ne është të jeni të përgatitur profesionalisht, të jeni të përgatitur për sfidat e gastronomisë, të keni paraqitje miqësore, të njihni kërkesat e hotelerisë, të keni entuziazëm, profesionalizëm dhe të silleni me respekt.

Ne ofrojmë punësim me kontratë afatgjate, ambient komod dhe të rehatshëm si dhe pagë joshëse.

Pozitat vijuese për të cilat mund të aplikoni janë:

  • Menaxher/e për buxhet dhe financa (1 pozitë)
  • Asistent/e për financa dhe arkëtar/e (1 pozitë)
  • Menaxher/e i shitjes & marrëdhënieve me publikun (1 pozitë)
  • Përgjegjës/e për IT (1 pozitë)
  • Menaxher/e i Recepcionit (1 pozitë)
  • Përgjegjës/e për rezervime (1 pozitë)
  • Recepcionist/e (4 pozita)
  • Recepcionist i ndërrimit të natës (2 pozita)
  • Guest Relations & Hostess (2 pozita)
  • Shofer (3 pozita)
  • Mikpritës / Bellboy (2 pozita)
  • Menaxhere e mirëmbajtjes së dhomave (1 pozitë)
  • Mbikëqyrëse / Supervisor e mirëmbajtjes se dhomave (1 pozitë)
  • Mirëmbajtëse e dhomave (8 pozita)
  • Minibarist & Portir (2 pozita)
  • Shef i sigurimit (1 pozitë)
  • Punëtor i sigurimit (4 pozita)

Për të parë detyrat, përgjegjësitë dhe kualifikimin e kërkuar për secilën pozitë, ju lutem klikoni KËTU.

Për të aplikuar në njërën nga pozitat e lira, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera përcjellëse, duke e përmendur në “Subject” pozitën për të cilën aplikoni. Aplikimi të dërgohet në këtë e-mail: 

[email protected]

Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të marrin përgjigje pozitive dhe do të ftohen në intervistë. 

Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.