Vende të lira pune (25)
Data e publikimit
06-04-2023
Data e perfundimit
29-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
KONKURS
Nëse dëshironi të realizoni ëndrrën tuaj, ku mund të i tregoni aftësitë dhe shkathtësitë e juaja personale, të punoni në një ambient të ngrohtë dhe dinamik, atëherë tani është rasti i juaj. Së shpejti në qendër të Prishtinës, në lagjen Lakrishte, Rr. Tirana, do të hapet DERAND Hotel.
Me qëllim të plotësimit të vendeve të lira të punës DERAND Hotel kërkon staf të kualifikuar dhe profesional për pozita të caktuara. Ajo çka kërkojmë ne është të jeni të përgatitur profesionalisht, të jeni të përgatitur për sfidat e gastronomisë, të keni paraqitje miqësore, të njihni kërkesat e hotelerisë, të keni entuziazëm, profesionalizëm dhe të silleni me respekt.
Ne ofrojmë punësim me kontratë afatgjate, ambient komod dhe të rehatshëm si dhe pagë joshëse.
Pozitat vijuese për të cilat mund të aplikoni janë:
- Menaxher/e i shitjes & marrëdhënieve me publikun (1 pozitë)
- Recepcionist/e (4 pozita)
- Recepcionist i ndërrimit të natës (2 pozita)
- Guest Relations & Hostess (2 pozita)
- Mikpritës / Bellboy (2 pozita)
- Mirëmbajtëse e dhomave (8 pozita)
- Mirëmbajtës i Dhomave (2 pozita)
- Shtëpiak (1 pozitë)
- Shofer (3 pozita)
Për të parë detyrat, përgjegjësitë dhe kualifikimin e kërkuar për secilën pozitë, ju lutem klikoni KËTU.
Për të aplikuar në njërën nga pozitat e lira, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera përcjellëse, duke e përmendur në “Subject” pozitën për të cilën aplikoni. Aplikimi të dërgohet në këtë e-mail: [email protected]
Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të marrin përgjigje pozitive dhe do të ftohen në intervistë.
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.
Apliko këtu