Vende të lira pune
Data e publikimit
31-07-2023
Data e perfundimit
02-10-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës:
- Analist për Menaxhim të Riskut te Likuiditetit dhe të Tregut në Sektorin për Menaxhim të Riskut ( një vend pune)
- Analist për Menaxhim të Riskut Mjedisor dhe Social në Sektorin për Menaxhim të Riskut ( një vend pune)
- Analist për Menaxhim të Riskut të Likuiditetit dhe të Tregut
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Fakultetit ekonomik (drejtimi Banka dhe Financa), FSHMN (drejtimi Matematike Financiare në Banka dhe Sigurime);
- Njohuri të kontabilitetit dhe specifikat e operacioneve të sistemit bankar;
- Preferohet njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;
- Aftësi analitike dhe njohuri mbi kornizat e përgjithshme të politikave të sektorit bankar
- Preferohet përvojë bankare së paku 3 vjet-përparësi në riskun e likuiditetit dhe tregut;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, veçanërisht të programit MS Excel;
- Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze (obligative).
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Zbatimi i procedurave dhe rregulloreve të definuar sipas Politikës për menaxhim të likuiditetit, rreziqeve të tregut dhe normës së interesit;
- Hartim i raporteve në mënyrë të saktë dhe me kohë të raporteve (stress tests, LCR, NSFR dhe raporteve tjera për rreziqet e tregut, normës së interesit) për shfrytëzim brenda dhe jashtë Bankës.
- Monitorim i Riskut të tregut, normës së interesit dhe likuiditetit, si dhe koordinimi i proceseve me NLB d.d. dhe akterët tjerë të brendshëm;
- Bashkëpunimi me pjesët e tjera organizative të cilat marrin pjesë në përgatitjen e realizimit të plasmanëve;
- Modelimi dhe/apo validimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës se NLB Group dhe përkrahja e projekteve në fushën e likuiditetit dhe rreziqeve te tregut.
- Organizimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të drejtuara nga përgatitja e Bankës për aplikimin e standardeve ndërkombëtare të afarizmit (Basel II dhe III, azhurnimi sipas ndryshimeve te IAS.);
- Për punën e vet i përgjigjet Drejtorit të Sektorit;
- Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës sipas urdhrit të udhëheqësit më të lartë.
- Analist për Menaxhim të Riskut Mjedisor dhe Social
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Fakultetit ekonomik (drejtimi Banka dhe Financa), FSHMN (drejtimi Matematikë Financiare në Banka dhe Sigurime), Inxhinieri mjedisore;
- Njohuri në fushën e ESG-s, rregulativat lokale, ndërkombëtare dhe standardet ne fushën e ESG-s (energjisë se ripërtërijmë, ruajtjes së energjisë, EU Taxonomy);
- Preferohet njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;
- Aftësi analitike dhe njohuri mbi kornizat e përgjithshme të politikave të sektorit bankar;
- Përvoja bankare apo industri tjera në fushën e ESG-së është përparësi;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, veçanërisht të programit MS Excel;
- Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze (obligative);
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Zbatimi i procedurave të përcjelljes së portfolios kreditore, të definuar sipas Politikës së menaxhimit me riskun mjedisor dhe social (ESG/ESMS), dhe riskut kreditor;
- Vlerësimi i bonitetit te klientit dhe përcaktimi i limitit të obligimeve për të gjithë klientët të cilët aplikojnë në nivelin e filialit;
- Monitorimi i rregullt (se paku mujore) i performancës së portfolios kreditore në nivelin e degës;
- Përgatitja e raporteve mbi performancën e portfolios kreditore dhe për çdo kredi individualisht; përgatitja e raporteve për skrinin të transaksioneve sipas standardit dhe metodologjisë për ESMS/ESG
- Raportimi në sektorit të riskut lidhur me riskun kreditor, mjedisor dhe social (në baza ditore, javore, mujore, apo edhe sipas nevojës);
- Bashkëpunimi me pjesët e tjera organizative të cilat marrin pjesë në përgatitjen e realizimit të plasmanëve;
- Vlerësimi i riskut të ESG-së për ekspozimet kreditore, si dhe monitorimi i riskut në baza të rregullta, dhe raportimi në nivel të grupit;
- Modelimi dhe/apo validimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës së Grupit NLB;
- Organizimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të drejtuara në fushën e ESG-së;
- Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës sipas urdhrit të udhëheqësit më të lartë.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 10 gusht 2023. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.