www.ofertapune.net Vende të lira pune | PunaIme

Vende të lira pune

Kompania

Magic ICE

Lokacioni

Lipjan

Data e publikimit

14-05-2023

Data e perfundimit

14-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

MAGIC ICE , është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e MAGIC ICE , ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës:

Brend Menaxher
Komercialist i Shitjes në terren
Agjent Tregtar (Shitës Ambulantiv)
Punëtorë në Depo Ftohëse  -18C
Mekanik i makinave prodhuese
Punëtor në Prodhim
Shitës Ambulantiv për shperndarje të Akulloreve
Vozitës I Kategorisë C dhe B (1)


BREND MENAXHER

DETYRAT DHE PERGJEGJESITE

  • Harton dhe Implementon Politikat Shitese te Kompanise gjate vitit perkates
  • Projekton, Organizon dhe Implementon zgjerimin e Brand/Produkteve te firmes ne te gjithe tregun
  • Hulumton dhe identifikon mundesite e zgjerimit te Brand ne treg dhe i raporton Kompanise
  • Hulumton dhe krijon njohuri te gjera te tregut perkates ku operon
  • Hulumtimi dhe ben monitorimi e Konkurences ne treg  si dhe sygjeron Kompanine per hapat e metejme
  • Planifikimin Financiar i te gjithe shitjes dhe aktiviteteve vjetore ne te gjithe tregun te ndare per Segmente
  • Krijon dhe i sygjeron Kompanise Forcen Shitese dhe Strukturimin e saje
  • Monitoron Forcen Shitese dhe mbulimin e Tregut ne baze te Raporteve
  • Raporton  ne baza  javor Kompanise mbi ecurine e Proceseve
  • Kryen vizita te Top Klientat,ne baze te plani Javor/Mujor te vizitave

AFTESITE DHE PREGADITJET E KERKUARA

  • Diplome Universitare – ne fushen e Biznesit ose Financave
  • Minimum pervoje 3 Vjet ne Menaxhim
  • Njohuri te mira te gjuhes Angleze
  • Njohuri te programeve te,Microsoft etj
  • Të ketë patentë shoferin kat. B

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: [email protected]
ose ne Nr mobil 049/125-605 deri ne ora 16h .
Në intervisë do të ftohen vetëm kandidatët e zgjedhur për pranim.


KOMERCIALIST I Shitjes në Teren

Përgjegjësitë kryesore:

  • Te kete pervoj pune si Agjent Tregtar
  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë
  •  Zbaton planin e parashikuar të shitjes
  • Analizon prezencën e produkteve në treg
  •  Përcjell konkurrencën në treg
  • Prezanton risitë dhe qëndrimet e kompanisë
  • Te jetë I përgjegjshem në orar të punës
  • Raporton në baza Javore
  • Të jetë në gjendje për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin si dhe arritjen e objektivave te caktuara të shitjes

Kualifikimet:

  • Të këtë se paku shkollen e mesme të përfunduar.
  • Te këtë njohuri te punës në kompjuter,
  • Të jetë pozitiv dhe I motivuar për punë,
  • Të ketë patentë shoferin kat. B
  • Përvojë pune së paku 6 muaj në shitje,
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup
  • Të jetë fleksibil dhe t’u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve
  • Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil

KRITERET E PUNËSIMIT:

  • Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Posedon patentë shofer të kategorive B dhe C;
  • Përvojë pune së paku 2 vjeçare në vozitje veturave të kategorisë C;

-Orari I punes E hene deri te Premten nga ora 8h deri ne 16h

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected] ose per informim ne  tel: 049125605 nga ora 10 deri 15 ,  duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. kurse vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.


AGJENT TREGTAR (SHITËS AMBULANTIV) (1)

VOZITËS I KATEGORISË C (1).

LOKACIONI: MAGIC ICE Zona Industriale Lipjan.

ÇKA OFRON MAGIC ICE :

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit të karrierës.

ÇKA PRESIM NGA KANDIDATËT:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Kandidatë që shprehin iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE PËR POZITËN AGJENT TREGTAR (SHITËS AMBULANTIV):

  • Krijon rrjet të ri të shitjes;
  • Gjen klient të rinj dhe ruan klientët ekzistues;
  • Bën shitjen e produkteve të kompanisë;
  • Viziton pikat e shitjes sipas planit;
  • Identifikon klientët potencial dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta;
  • Si dhe punë dhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

KRITERET E PUNËSIMIT:

  • Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Patentë shofer të kategorisë B ;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Përvoja e punës në pozita të ngjashme (së paku 2 vjeçare) është e preferueshme.

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE TË POZITËS VOZITËS I KATEGORISË C:

  • Përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht;
  • Në bazë të porosisë të dërgojë sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar;
  • Përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet kur i drejton ato;
  • Si dhe punë dhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

KRITERET E PUNËSIMIT:

  • Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Posedon patentë shofer të kategorive B dhe C;
  • Përvojë pune së paku 2 vjeçare në vozitje veturave të kategorisë C;

-Orari I punes E Hene deri te Premten nga ora 8h deri ne 16h

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected] ose per informim ne  ne 049/125-605 duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnëkurse vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.


PUNETORE NE DEPO FTOHESE  -18C

Detyrat

  • Organizimi i depos ftohese
  • Përgatitja e porosive për DERGIM dhe ngarkim te kamionave
  • Dërgesa/Marrja e porosive dhe organizimi i tyre
  • Bashkëpunime i ngushtë me KOLEG

Profili juaj

Kualifikimet:

  • Të këtë se paku shkollen e mesme të përfunduar.
  • Të jetë pozitiv dhe I motivuar për punë,
  • Të ketë patentë shoferin kat. B
  • Përvojë pune së paku 6 muaj ne kete lemi
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup
  • Të jetë fleksibil dhe t’u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve
  • Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil

-Orari I punes E Hene deri te Premten nga ora 8h deri ne 16h

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: [email protected]
Per Kontakt ne 049/125-605 deri ne ora 16 në intervisë do të ftohen vetëm

kandidatët e zgjedhur për pranim.


MAGIC ICE , është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e MAGIC ICE , ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës:

Pozita :  Mekanik i makinave prodhuese

Detyrat :

  • Mbikëqyrja dhe pjesëmarrja në mirëmbajtjen e makinave prodhuese .
  • Mirëmban planet javore, mujore, dhe vjetore të mirëmbajtjes.
  • Rregullimi i makinave dhe prishjeve te mundëshme sipas nevojës.
  • Të ketë njohuri mbi elektrikën ,(preferohet  të ketë përvojë  si elektricist )
  • Organizimi dhe përgjegjësia për mbarëvajtjen e punëve.
  • Kurdo që të jetë e nevojshme merr pjesë në intervenimet emergjente te makinave të prodhimit,rregullimi i temperaturës brenda komoreve etj.
  • Gjatë intervenimeve dhe riparimeve bënë përdorimin e drejtë të veglave dhe pajisjeve të punës, si dhe përkujdeset për procedurat e sigurisë në punë.

Të tjera:

  • Për më tepër ai/ajo kryen detyra të tjera të cilat kërkohen nga Drejtori i kompanisë dhe që janë të nevojshme për funksionimin efektiv të makinave të prodhimit

Kërkesat:

  • Fakulteti i Inxhinierisë (preferuar)
  • Njohuri për mekanikën dhe elektrikën
  • Kapacitet për punë ekipore
  • Aftësi të mira komunikimi me jashtë dhe brenda kompanisë
  • Aftësi të ruajtjes së konfidencialitetit të informatave, diskrecion dhe lojalitet
    Të ketë përvojë pune së paku 3-vite në fushën përkatëse.

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected]

ose per informim ne  tel: ne 049/125-605  nga ora 10 deri ne ora 15 e hene deri te ejten  ,kurse vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.


 MAGIC ICE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e MAGIC ICE, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapura të punës:

Punëtor në Prodhim

Sektori : Akullore,Djathe ,Snack

Pozicioni: Punëtor/re në Prodhim Departamenti: Departamenti i Prodhimit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për precjellje, pastrim, inspektim dhe raportim të procesit të punës në prodhim;
  • Duhet të përkujdeset që kushtet e përgjithëshme dhe rregllohet e kompanisë të respektohen;
  • Kujdeset që të zbatohen në përpikmeri udhëzimet e vendit të punës sipas përgjegjësive të pozicionit përkatës;
  • Duhet t’i përmbahet të gjitha kushteve të sigurisë dhe është i detyruar t’i ndjek rregullat e sigurisë si dhe të pajiset me veshje dhe mjete mbrojtëse të ofruara nga kompania;
  • Kryen edhe detyra tjëra shtesë sipas kërkesës së udhëheqësit.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të zotëroi diplomë të shkollës së mesme;
  • Përvoja e punes në pozicione të ngjashme do të jetë përparësi;
  • Aftësi për t’u përshtatur në punën në grup

Orari i punës

  • Punohet në dy ndërrime (paradite dhe pasdite). E Hene e Premte

Procedura e Aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Punëtor në Prodhim” ose të kontaktojn në tel: ne 049/125-605, nga ora 10 deri ne ora 15.


SHITËS AMBULANTIV Per shperndarje te AKULLOREVE

VOZITËS I KATEGORISË B-C (1).

LOKACIONI: MAGIC ICE Zona Industriale Lipjan.

ÇKA OFRON MAGIC ICE :

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
     Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit të karrierës.

ÇKA PRESIM NGA KANDIDATËT:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Kandidatë që shprehin iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE PËR POZITËN (SHITËS AMBULANTIV PER AKULLORE)

  • Te furnizoj pikat egzistuese ku gjinden frigot tona ; 
    Gjen klient të rinj dhe ruan klientët ekzistues;
  • Bën shitjen e produkteve të kompanisë;
  • Viziton pikat e shitjes sipas planit;
  • Identifikon klientët potencial dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta;
  • Si dhe punë dhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

KRITERET E PUNËSIMIT:

  • Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Patentë shofer të kategorisë B C;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Përvoja e punës në pozita të ngjashme (së paku 2 vjeçare) është e preferueshme.

-Orari I punes E Hene deri te Premten nga ora 8h deri ne 16h

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected] ose per informim ne 049/125-605,  duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. kurse vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.