Vende të lira pune
Data e publikimit
08-05-2023
Data e perfundimit
30-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
We are hiring, Join our team
Medical Group një nga kompanitë lidere në tregun farmaceutik mjekësor të Kosovës me një rrjet të partnerëve të fuqishëm multinacional si Pfizer, AstraZeneca, MSD, Takeda, Boston Scientific, Paul Hartmann ka nisur procesin për t’i plotësuar vendet e reja të punës.
Duke përfaqësuar një kulturë të veçantë pune, transparence dhe mbështetjeje, mbetemi të përqendruar te njerëzit, kujdesemi për zhvillimin e tyre, dëgjojmë qëllimet dhe aspiratat e karrierës për secilin individ.
Nëse jeni ambicioz dhe dëshironi një karrierë dinamike duke punuar ngusht me klientët dhe ekipin tuaj me marrëdhënie të qëndrueshme që ju lejon të jepni kontributin e vërtetë dhe të ndiheni të dëgjuar, të njohur me sfida, ku përpjekjet tuaja vlerësohen dhe shpërblehen dhe ku zhvillimi juaj profesional vazhdon tutje, ejani sfidoni veten të bëheni pjesë e ekipit tonë.
Nëse dëshironi të jeni pjesë e jona duke ndjekur një karrierë afatgjatë të kënaqshme, ku çdo gjë sillet rreth njeriut dhe ekipit ju inkurajojmë të aplikoni dhe dërgoni letër motivuese dhe CV-në tuaj në e-mail adresën: [email protected] për njërën nga pozitat që përzgjedhni për të aplikuar:
- Menaxher i depos – udhëheqës i departamentit të shitjes me pakicë
- Brand Manager për produkte kozmetike të prodhuesit Uriage
- Brand Manager për produkte dietetike brandi Natural Wealth
- Asistente në departamentin e financa kontabilitet
- Asistente administrative
Kërkesat për pozitën A: Menaxher depos/Udhëheqes i departamentit të shitjes me pakicë
- Diplomë bachelor në Farmaci ose në Shkencat Ekonomike dhe Menaxhment niveli master konsiderohet përparësi,
- Të ketë njohuri dhe eksperiencë në menaxhimin e zonës së depos, pranimin e mallit dhe magazinimin e produkteve dhe pajisjeve medicinale në bazë të kërkesave të standardit GDP,
- Njohuri mbi menaxhimin e stokut, planifikimet dhe mirëmbajtja e stoqeve,
- Të ketë aftësi të larta komunikuese, vet-iniciativë, motivim dhe çasje ekipore,
- Kandidatët që do të ftohen për intervistë duhet të dëshmojnë se zotërojnë nivel të avancuar të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar, të kenë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike, si dhe të posedojnë patent shofer valid.
Kërkesat për pozitën B dhe C: Brand Manager për produkte kozmetike dhe dietetike
- Diplomë bachelor në Ekonomi , Marketing ose Shkenca Mjekësore
- Njohuri për shitjen dhe promovimin e produkteve kozmetike dhe dietetike
- Të kenë njohuri për aktivitetet e promovimit dhe marketingut të produkteve kozmetike dhe dietetike
- Të kenë aftësi të mira komunikuese, vet-iniciativë, motivim dhe çasje ekipore
- Njohuri mbi Praktikën e Mirë të Shpërndarjes (GDP) si dhe përvoja në njërën nga kompanitë farmaceutike vendore ose ndërkombëtare do të konsiderohet përparësi.
- Patent shofer valid – kategoria B
- Kandidatët që do të ftohen për intervistë duhet të dëshmojnë se zotërojnë nivel të avancuar të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar, të kenë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike
Kerkesat per poziten D : Asistente në departamentin e Financave
- Diplomë bachelor ne Ekonomi dhe Financa, niveli master do të ketë përparësi ,
- Njohuri mbi menaxhimin e kontabilitetit, evidentimin e faturave, kalkulimin e taksave dhe menaxhimin e dokumentacionit të blerjeve dhe shitjeve do të kosniderohet përparësi,
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, vet-iniciativë, motivim dhe çasje ekipore,
- Aftësi të mira te vetmenaxhimit dhe organizimit të punës,
- Kandidatët që do të ftohen për intervistë duhet të dëshmojnë se zotërojnë nivel të avancuar të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar, të kenë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike dhe te kenë s’paku 2 vite përvoj në departamentin e financave në njërën nga kompanitë vendore ose ndërkombëtare
Kerkesat per poziten E: Asistente administrative
- Diplomë bachelor ne Ekonomi menxhment , Juridik, niveli master do të ketë përparësi ,
- Njohuri mbi menaxhimin e administratës dhe zyrë
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, vet-iniciativë, motivim dhe çasje ekipore,
- Aftësi të mira te vetmenaxhimit dhe organizimit të punës,
- Zotërimin e ngjuhës Angleze në nivelin e avansuar
Konkursi mbetet i hapur deri më: 15 Maj 2023, për intervistë kontaktohen kandidatët e pëzgjedhur në bazë të CV-së dhe referencave.
Apliko këtu