Vende të lira pune
Data e publikimit
13-03-2023
Data e perfundimit
12-04-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
HyperActive është qendra më e madhe e argëtimit familjar në Kosovë dhe rajon. Të vendosur në zemër të Prishtina Mall, ne ofrojmë lojëra argëtuese të jashtëzakonshme për të gjitha grupmoshat. Qëllimi ynë është të ndryshojmë mënyrën e argëtimit duke i ofruar atraksionet e teknologjisë së fundit që vijnë për herë të parë në vendin tonë. Njoftohuni më shumë me HyperActive përmes linkut në vijim:
https://www.hyper-active.com/aventurajupret
Përveç atraksioneve, brenda HyperActive do të ketë edhe vende ku shërbehen pije dhe ushqim (Sports Bar, KAFFE, Këndi i fëmijëve, Candy shop) ku ofrojmë mundësi për punësim në pozitat më poshtë:
- Pizza Man – Ndihmës kuzhinier/e € 575
- Kuzhinier/e € 790
- Asistent/e në kuzhinë € 425
- Enëlarës/e € 405
- Kamarier/e € 425
- Barmen/e € 425
- Staf në këndin e fëmijëve € 405
- Ndihmës kamarier € 385
- Ndihmës banakier € 385
- Recepsionist/e € 445
Çka ofrojmë ne:
- 40 orë punë në javë, dy ditë të lira në javë, orari fleksibil
- Mjedis pune pozitiv dhe shumë atraktiv
- Zhvillim profesional të vazhdueshëm
- Sigurim shëndetësor pas 6 muajve të punësimit
- Shujtë ditore
Aplikoni në butonin apliko më poshtë nëse:
- Jeni energjik dhe keni dëshirë të punoni në një ambient dinamik,
- Ju pëlqen puna në ekip por edhe jeni të gatshëm për vetë-iniciativa,
- Keni aftësi të mira komunikuese dhe ju pëlqen të punoni me njerëz.