www.ofertapune.net Shitës dhe Mekanikë | PunaIme

Shitës dhe Mekanikë

Kompania

Segment

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21-03-2023

Data e perfundimit

31-03-2023

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS PËR PUNËSIM (5 pozita)

Segment Kosova shpk është distributor i autorizuar në Kosovë për shitje të makinerive dhe servisim për brendet: Atlas Copco (Suedi), Epiroc (Suedi), CIFA-Zoomlion (Itali), Dynapac (Suedi), Husqvarna (Suedi) dhe Danfoss (Danimarkë).

Ne jemi në kërkim të kandidatëve për pozitat si ne vijim:

  1. Një (1) Shitës për shitjen e paisjeve dhe makinerive të vogla për ndërtim në infrastrukturen rrugore dhe në ndërtimtari.
  2. Një (1) Shitës/ Ndihmës të shitjes për pjesë rezervë dhe koordinim të intervenimeve të servisit për pajisje industriale (kompresor ajri, vakum ajri etj) në industrinë e prodhimit.
  1. Një (1) Shitës/ Ndihmës të shtijes për shitjen e materialeve të konsumit dhe pjesëve rezervë për makineritë e rënda në industrinë e betonit, asfaltit dhe minierave.
  2. Dy (2) Mekanikë/ Ndihmës mekanika për servisimin e makinerive të rënda dhe industrial.

Kandidatët për pikat 1 deri 3 me edukim dhe përvojë në shitje të paisjeve teknike, makinerive, autoveturave dhe pjesëve rezervë të tyre kanë përparësi në këtë konkurs. Kandidatët duhet te kenë aftësi të mira të gjuhës angleze dhe njohuri të Microsoft Office.

Ne jemi në kërkim të kandidatëve profesional, pasionant, social, kurioz, modest, me vetëbesim të lartë, të orientuar në rezultate dhe zhvillim personal.

Kandidatëve të pranuar ju ofrohet kontratë pune 1 vjecare, sigurim shëndetësor, shujtë ushqimi ditore dhe trajnime të vazhdueshme në punë.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t´i dorezojnë CV-të e tyre në e-mailin: [email protected] duke specifikuar qartësisht poziten për të cilen aplikoni.

Kanidatët për poziten mekanik/ ndihmës mekanike mund aplikojnë përmes telefonit 038 733794 nga 8:00 deri 16:30 E hënë – E premte.

Afati fundit për aplikimit është 31 Mars 2023.

Vetëm kandidatët në listen e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.    

Apliko këtu