www.ofertapune.net Vende të lira Pune | PunaIme

Vende të lira Pune

Kompania

ACN - Shtëpia e Efiçiencës

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

19-01-2023

Data e perfundimit

02-02-2023

Lloji i orarit

Full Time

ACN – Shtëpia e së Ardhmës, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e HVAC, me brende të mirënjohura nderkombëtare. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Kompanisë sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të ACN – Shtëpia e së Ardhmës  Zona Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë:

  • Depoist-Ndihmes Depoist 4 vende te lira
  • Instalues i sistemeve klimatizuese, ngrohjes qendrore dhe sistemeve ventiluese (Monter) 4 vende te lira.

Depoist – Ndihmes Depoisti  – Përgjegjësitë kryesore:

  • Bënë pranimin e mallit nga depo qëndrore, përkatësisht ngarkon-shkarkon mallin sipas udhëzimeve të brendit
  • Mallin e pranuar/shkarkuar, e kontrollon nga sasia, cilësia, dëmtimi i mallit dhe informon Menaxherin në rast të ndonjë parregullësie
  • Skenon barkodet e produkteve dhe i teston a janë në sistem, nëse nuk janë është i obliguar të njoftojë menaxhmentin që të bëhen përmirësimet e duhura dhe të mos e pranojë atë mall, në të kundërtën jep përgjegjësi për pranim
  • Përgjegjës për strukturimin dhe kategorizimin e mallit në depo sipas standarteve të përcaktuara, njëkohësisht i përmbahet rregullores së sigurisë në depo
  • Pas pranimit të mallit bënë seleksionimin e mallit për ekspozim në dyqan dhe mallit që do të vendoset në depo
  • Bënë përgatitjen e mallit për ekspozim në dyqan , skenohet në sistem, çmimi, deklaracioni, etj., në rast nevoje në sasi të mëdha të mallit ndihmohet nga punëtorët
  • Ngarkon përkatësisht vendos mallin në hapësirat/raftet e duhura në depo sipas specifikave të mallit, në mënyrë fizike apo makineri adekuate
  • Gjatë orarit të punës, nuk lejohet lirimi/shkarkimi i mallit nga depo në dyqan pa praninë tuaj,pra cdo lëvizje e mallit bëhet nga ana juaj
  • Mbanë dhe jep përgjegjësi për mallin e pranuar në depo dhe mallin e liruar/shkarkuar nga depo (malli që dërgohet në dyqan)
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt

Instalues i sistemeve klimatizuese, ngrohjes qendrore dhe sistemeve ventiluese – Përgjegjësitë kryesore:

  • Të ketë përvojë në montimin e paisjeve për ngrohje-ftohje-ventilim e klimatizim
  • Të jetë I aftë për organizimin e punës në teren,
  • Të asistoj në montimin të produkteve kur është nevoja.

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Çka ofron  ACN – Shtëpia e së Ardhmës:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në [email protected] duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 28 Shkurt 2022, kurse vetëm kandidatët/et që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

ACN – Shtëpia e së Ardhmës  ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

Apliko këtu