www.ofertapune.net Vende të lira pune | PunaIme

Vende të lira pune

Kompania

Metal Tech

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10-01-2023

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Art dhe Kulturë

Metaltech zyre e dizajnit dhe fabrika e prodhimit te mobiljeve, në vazhdën e zgjerimit te aktivitetit afarist, është duke kërkuar kandidat te interesuar për pozitën e hapur të punës 

 (2) Arkitekt /e    –   Dizajner /e enterieri

KUALIFIKIMET: 

Nga kandidatët kërkohet:

  • Të ketë paraqitje profesionale,
  • Diplomë universitare në fushat si Arkitekturë, Dizajn,
  • Përvojë së paku 2 vite ne projektim dhe dizajnim.
  • Njohuri të gjuhës angleze.
  • Përvojë të gjerë me ArchiCAD 3dMax dhe Microsoft Office.
  • Aftësi për vërejtjen e detajeve në projekt.
  • Mirëpritja e klientëve dhe të kuptuarit e nevojave të tyre, dhënia e përgjigjeve profesionale në bazë të kërkesave.
  • Aftësi në vendimarrje dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Të posedoj patentshofer kategoria B

PËRGJEGJËSITË: 

  • Komunikim me klientët dhe bashkëpuntorët e kompanisë. 
  • Dizajnimi dhe menaxhimi i proceseve të prodhimit në punëtori. 
  • Mbikqyrja dhe menaxhimi i projekteve në terren. 
  • Përgaditja e raporteve javore dhe mujore për punët e përfunduara. 

Graphic Media Designer

KUALIFIKIMET: 

  • Të ketë përvojë në punë në dizajnim grafik (freelance, praktikë, projekte vullnetare apo personale, etj.);
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit (në të folur dhe në shkrim në gjuhë shqipe dhe angleze);
  • Njohje e adobe photoshop dhe softwerave te dizajnit e obligueshme.
  • Të ketë aftësi të mira organizuese dhe të jetë i/e përpiktë;
  • Njohuri paraprake ne social media e preferueshme.
  • Orar Fleksibil.

PËRGJEGJËSITË: 

  • Krijon dhe dizajnon përmbajtjen digjitale (foto, video, etj.) për rrjete sociale dhe tjera mediume të informimit publik të organizatës.
  • Krijon dhe dizajnon materiale promocionale për printim fizik dhe fushata sipas nevojes.
  • Mirëmban dhe funksionalizon pajisjet e punes aparatet fotografike, kamerat, etj.).
  • Strukturon dhe organizon profesionalisht të gjithë përmbajtjen digjitale.
  • Sugjeron dhe përfshihet në ide të promovimit dhe marketingut, në koordinim me menagjerin e marketingut.

(2)Praktikant /e i arkitektures – Dizajner /e enterieri.

Kriteret e përgjithshme për aplikim për praktikë me pages.

Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë:

  • Deri në moshën 29 vjeçare;
  • Në vitin e fundit të studimeve apo të diplomuar në nivelin Bachelor të arkitektureës apo dizajn enterier.
  • Të kenë interesim për avansim dhe punësim në sektorin e dizajnit të brendeshëm dhe mobiljeve.
  • Fleksibilitet në orarë për studentë.
  • Kandidateve të perzgjedhur do tu mundësohet punësim në kompani
  • Kandidatët do të marrin aftësim praktik dhe do të lëshohen certifikata në fund të praktikës

Saldues

Te kete eksperience ne saldim me Co2

Aplikimi: Dergoni CV dhe dokumentet percjellëse në:  [email protected]

Ju lusim, gjatë aplikimit në pjesën e subjektit të shkruani pozitën për të cilën aplikoni!

Per informata shtes kontaktoni 048411117

Ju falënderojme për aplikimin, dhe ju njoftojmë se vetëm kandidatët, profili i të cileve ju përshtatet më shumë kërkesave të kompanise do të ftohen për intervistë.