Vende të lira pune
Data e publikimit
29-11-2022
Data e perfundimit
29-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, SHPALL
KONKURS për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës:
- Zyrtar i lartë për siguri të teknologjisë së informacionit në Divizionin për Teknologji të Informacionit (një vend pune)
- Zyrtar i lartë për administrim të rrjetës në Divizionin për Teknologji të Informacionit (një vend pune);
- Zyrtar i lartë për siguri të teknologjisë së informacionit
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diploma universitare në shkenca kompjuterike ose lëmi të ngjashme është përparësi;
- Posedimi i ndonjërës nga certifikatat e pranueshme ndërkombëtarësh ne lëmine e IT sigurisë apo sigurisë kibernetike është përparësi;
- Njohuri të sisteme operative Windows dhe Linux.
- Njohuri bazike te bazave të të dhënave, fokus të veçantë në MS SQL Server
- Njohuri mbi rrjetat kompjuterike;
- Njohuri në përdorimin e veglave te sigurisë,
- Njohuri te teknologjive për virtualizim (vmware)
- Njohuri mbi web serverët e bazuar ne IIS dhe Apache;
- Aftësi analitike për zbulimin e sulmeve dhe reagimin ne rast te incidenteve te sigurisë;
- Së paku 3 vjet përvojë pune, në punët dhe detyrat e ngjashme me përshkrimin e detyrave për këtë vend te punës;
- Aftësi të mira komunikuese;
- Obligohet njohja e gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Zhvillimi i kontrolleve specifike dhe efikase të sigurisë për sistemet aplikative, rrjeta, qendrën e te dhënave dhe pajisjet;
- Planifikimi dhe implementimi i sistemeve të sigurisë në aplikacione, pajisje dhe komponentë tjera te infrastrukturës se TI-së;
- Hulumtimi dhe gjetja e mënyrave më të mira per sigurim te infrastrukturës së TI-së.
- Monitorimi për ndërhyrjet dhe sulmet eventuale te jashtme dhe të brendshme, në sistemin informativ te Bankës përmes veglave përkatëse (SIEM dhe vegla tjera te specializuara);
- Kryerja e detyrave në kuadër të Qendrës Operative te Sigurisë.
- Kryerja e rregullt e skanimeve të sigurisë se elementeve te sistemit te informacionit të Bankës.
- Përgatitja e raportit dhe planit të veprimit dhe monitorimi i eliminimit të dobësive të identifikuara nga skanimet e sigurisë;
- Përcjellja e shkeljes së rregullave të sigurisë dhe ndërmarrja e veprimeve përmirësuese;
- Rishikimi dhe vlerësimi i politikave te sigurisë dhe propozimi i përmirësimeve të mundshme;
- Përgatitja dhe përcjellja e zbatimit të politikave të sigurisë nga ana e të punësuarve;
- Testimi i arkitekturës së sigurisë me qellim të përcaktimit të nivelit të sigurisë dhe identifikimin e pikave të mundshme të ndërhyrjeve të paautorizuara në sistem;
- Administrimi i zgjidhjeve te sigurisë (firewall, Endpoint Anti Malware Protection , Web application firewall, vulnerability management, data loss prevention, …)
- Pjesëmarrja në implementim të projekteve dhe zhvillimeve në fushën e sigurisë së infrastrukturës se TI-së;
- Kryerja e punëve tjera nga fushëveprimi i vendit te punës sipas urdhrit të udhëheqësit të drejtpërdrejt.
- Zyrtar i lartë për administrim të rrjetës
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diploma universitare në shkenca kompjuterike ose lëmi të ngjashme është përparësi;
- Së paku 2 vjet përvojë pune, në punët dhe detyrat e ngjashme me përshkrimin e detyrave për këtë vend te punës;
- Posedimi i ndonjërës nga certifikatat e pranueshme ndërkombëtarësh ne lëmine e rrjetave kompjuterike është përparësi;
- Aftësi të mira komunikuese;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Instalimi dhe përkrahja për rrjetat LAN, WAN, internet, intranet dhe ekstranet.
- Instalimi dhe mirëmbajtja e harduerit dhe softuerit te rrjetës.
- Administrimi i infrastrukturës komunikuese (pajisjeve dhe lidhjeve), sigurisë, qasjes, vazhdimësisë se afarizmit, përfomances, zhvillimit dhe testimit;
- Diagnostifikimi dhe rekomandimi i zgjidhjeve për problemet e paraqitura në lan/wan;
- Zhvillimi, dizajnimi dhe implementimi i procedurave operative në qasjen ndaj serviseve të rrjetit;
- Kryerja e arkivimeve periodike të konfiguracionit të pajisjeve komunikuese;
- Instalimi i softuerit për përmirësim dhe avancim të sistemeve operative në pajisjet komunikuese;
- Monitorimi dhe mirëmbajtja e sigurisë së qasjes ndaj resurseve të rrjetit dhe pajisjeve komunikuese;
- Vlerësimi dhe modifikimi i performancës së sistemit.
- Vlerësimi, rekomandimi dhe testimi i procedurave të reja, i softuerit dhe harduerit;
- Monitorimi i përfomancave lan/wan, rimëkëmbja nga katastrofat në rast nevoje;
- Rekomandimi i ndryshimeve dhe avancimeve të servisit, me qëllim të uljes së shpenzimeve operative;
- Këshillimi i ekipit zhvillimor sa i përket shfrytëzimit efikas të gjuhëve programore për qasje ndaj resurseve të rrjetit, këshillimi në rast të problemeve dhe çështjeve të tjera në lidhje me qasjen e menaxhimit me resurset e rrjeteve;
- Krijimi, grumbullimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit për pajisjet e rrjetit, softuerët dhe konfigurimet;
- Mirëmbajtja e integritetit dhe sigurisë se rrjetës përmes definimit dhe zbatimit te politikave dhe monitorimit te qasjes në rrjet
- Përcjellja e teknologjive, zgjidhjeve dhe sistemeve në segmentin e rrjeteve lan/wan;
- Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas urdhrit të udhëheqësit më të lartë.
MËNYRA E APLIKIMIT
Nevojitet vetëm të dërgoni CV-në, një kopje të kualifikimit shkollor dhe të letërnjoftimit në e-mail [email protected] dhe atë, deri më 7 dhjetor 2022. Me rastin e aplikimit, ju lutemi, të shkruani emërtimin e pozitës për të cilin aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Apliko këtu