www.ofertapune.net Vende të lira pune (11) | PunaIme

Vende të lira pune (11)

Kompania

Arjeta Group

Lokacioni

Ferizaj , Pejë , Prishtinë

Data e publikimit

23-01-2023

Data e perfundimit

01-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Arjeta Group shpallë konkurs për këto vende të lira Pune :

  • 1 – Supervizor i Tregut
  • 1 – Agjent Tregtar
  • 4 – Shitës Ambulantiv sektori AKULLORE
  • 1 – Asistente Administravie ( Recepsioniste )
  • 3 – Merchandiser
  • 1- Punonjës në Depo

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Supervizor i Tregut

Lokacioni i Punës, Zyra qendrore Prishtinë dhe Terren

  • Bënë vizitat në terren sipas planit të vizitave;
  • Bënë monitorimin e artikujve prezent nëpër pikat shitëse;
  • Në koordinim me menaxheret monitoron vizitat e agjenteve në teren;
  • Bënë kontrollin e lejimeve dhe zbritjeve të artikujve;
  • Kryen edhe punë të tjera të deleguara nga Drejtori i Shitjes.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Të ketë të përfunduar shkollimin e lartë fakultetin preferohet (Fakulteti ekonomik drejtimi menaxhimet, Marketing.);
  • Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm minimum 1 vit;
  • Të ketë njohuri të mira në Microsoft Office;
  • Të posedoi patentë shofer të kategorisë B.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Agjent Tregtar

Lokacioni i Punës, Terren sipas planit të vizitave

  • Viziton klientët sipas rutës, pranon porosi, kontakton dhe krijon klientë të rinj duke planifikuar dhe organizuar orarin dhe rutën ditore të vizitave ndaj pikave shitëse ekzistuese, potenciale si dhe ndaj faktorëve tjerë në treg.
  • Përshtatë përmbajtjen e prezantimit të shitjes duke studiuar produktet që duhet shitur, pikat shitëse apo faktorë tjerë tregu, si dhe historinë e shitjes dhe kartelën e klientit në përgjithësi.
  • Kujdeset për pozicionimet e produkteve në rafte të dyqaneve që i furnizon,
  • Identifikon klientë të ri dhe inicion bashkëpunimin me ta,
  • Liston produktet e reja nëpër dyqane,
  • Kujdeset për afatet e skadencës së produkteve,
  • Ndërmerr veprimet e duhura lidhur me ndërrimin e pozicionimit të produkteve dhe zbritjen në rast nevojë, sipas rregullores së zbritjeve e tjerë,
  • Mbikëqyrë a është palimi i mallit në rafte sipas metodës FIFO (malli i parë që dërgohet, shitet i pari).
  • Mbikëqyrë dhe raporton për punën e Merchandajzerit që kujdeset për pikat që ka nëportfolio;
  • Përcjellë pagesat e obligimeve nga klientët e tij dhe raporton rreth inkasimeve të obligimeve të tyre;

Kualifikimet e Kërkuara

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollën e Mesme;
  • Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm minimum 1 vit;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Të posedoi patentë shofer të kategorisë B.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Shitës ambulantiv sektori AKULLORE

Lokacioni i Punës, Terren sipas planit të vizitave

  • Bënë shitjen dhe shpërndarjen e produkteve të kompanisë;
  • Identifikon pikat shitëse të reja dhe mban kontakte të rregullta me ta;
  • Bënë vizitat e rregullta sipas planit të vizitave;
  • Kryen dhe detyra të tjera të deleguara nga menaxheri.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollën e Mesme;
  • Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm minimum 1 vit;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Të posedoi patentë shofer të kategorisë B,C.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Asistente Administrative ( Recepsioniste )

Lokacioni i Punës, Zyra qendrore.

  • Koordinon agjendën e takimeve të Drejtorit;
  • Pranon telefonatat dhe drejton ato;
  • Pret vizitorët dhe i orienton ata;
  • Përgjegjëse për komunikim elektronik dhe informim për gjithë;
  • Koordinon takimet në mes punonjësve në kompani me palët e treta;
  • Shërben si urë lidhëse në mes personelit administrativ dhe atij jo-administrativ;
  • Përgjegjëse për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
  • Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Të ketë të përfunduar shkollimin e lartë fakultetin preferohet ( Fakulteti i Administratës Publike ose i ngjashëm );
  • Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm minimumi 1 vit;
  • Njohja e Gjuhës angleze në të folur dhe shkruar ( rrjedhshëm ), njohurit e gjuhëve tjera përbëjnë përparësi;
  • Të ketë njohuri mbi përdorimin e programeve të Microsoft Office;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikatave dhe organizative.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Merchandiser

Lokacioni i Punës,  1- Regjioni i Prishtinës, 1- Regjioni i Ferizajt, 1- Regjioni i Pejës

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë në pikën apo planin e caktuar;
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
  • Siguron që produktet e listuara në pikën shitëse të ekspozohen sa më mirë dhe korrekt në raftet dhe pozitat e pikës shitëse;
  • Është përgjegjës për përcjelljen e afateve të produkteve të kompanisë;
  • Kryen edhe punë të tjera të deleguara nga menaxheri.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme.
  • E preferuar 1 vit përvojë pune në shitje/merchandising;
  • Të aftë të punojnë në ekip dhe të pavarur.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi të punës ekipore dhe fleksibilitet;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të posedoi patentë shofer të kategorisë B.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Punonjës në Depo

Lokacioni i Punës, Prishtinë

  • Shkarkon mallin e arritur në depo,
  • Përgatitë mallin dhe ngarkon sipas faturës së blerësit,
  • Palon dhe mirëmban mallin dhe mirë-mbanë depon,
  • Zbaton urdhrat e përgjegjësit të depos;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e depos;

Kualifikimet e Kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme.
  • E preferuar 1 vit përvojë pune në shitje/merchandising;
  • Të aftë të punojnë në ekip dhe të pavarur.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi të punës ekipore dhe fleksibilitet;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të posedoi patentë shofer të kategorisë B.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në postën elektronike ( e-mail ) [email protected] , ose drejtpërdrejt  tek zyrat tona të cilat gjenden në adresën; Magjistralja Prishtinë Ferizaj kilometri i 9 Graçanicë. 

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen për intervistim

Konkursi do të jetë i hapur nga data 23 Janar 2023 deri më 31 Janar 2023.