www.ofertapune.net Vende të lira në Qendrat Burimore për mësim (7) | PunaIme

Vende të lira në Qendrat Burimore për mësim (7)

Kompania

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Të gjitha qytetet

Data e publikimit

08/10/2020

Data e perfundimit

21-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 90/2010), Ligjit për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L-032, Udhëzimit administrativ nr. 02/2018 për Qendrat Burimore, Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe kërkesave të Qendrave Burimore, Departamenti i arsimit parauniversitar, rishpall;

KONKURS
Për vende të lira të punës në Qendrat Burimore për mësim dhe këshillim

Nr.| Pozita | vendi i lirë/zëvendësim | Nr. i pozitave

  • Mësimdhënës/e i profilit arsimor: Kuzhinier në lëndët mësimore teorike në QB “Nënë Tereza” në Prizren | vend i lirë | 1
  • Mësimdhënës/e të rrobaqepësisë në lëndët mësimore teorike  në QB “Nënë Tereza” në Prizren. | vend i lirë | 1
  • Mësimdhënës/e për lëndën teknologji – informatikë  në QB “Nënë Tereza” në Prizren. | vend i lirë | 1
  • Psikolog/e , një (1) në QB “Nëna Terezë” në Mitrovicë dhe një (1) në QB ”Xheladin Deda” në Pejë | vend i lirë | 2
  • Mësimdhënës/e e muzikës  në QB “Lef Nosi” në Prizren | vend i lirë | 1
  • Punëtor/e teknik (pastrues)  QB “Nënë Tereza” në Prizren | vend i lirë | 1

Punët dhe detyrat e mësimdhënësit të profilit arsimor: Kuzhinier në lëndët mësimore teorike 

  • I realizon qëllimet dhe detyrat e arsimit dhe edukimit të mesëm të lartë;
  • Planifikon dhe realizon planin vjetor dhe mujor të punës arsimore dhe edukative;
  • Përdor metoda dhe teknika bashkëkohore të mësimdhënies duke marrë parasysh nevojat individuale të nxënësve;
  • Udhëheqë klasën dhe përcakton detyrat për asistent ( mban dosje);
  • Përdorë shkathtësi specifike për mësimdhënie në gjuhën e shenjave për nxënës me dëmtime në dëgjim;
  • Bashkëpunon me mësuesit udhëtues, asistentët, bashkëpunëtorët profesional, drejtorin e QB dhe mësimdhënësit tjerë të QB;
  • Jep ide, prodhon material alternativ për punë me FNV;mban përgjegjësi për ruajtjen e mjeteve të punës dhe pajisjeve mësimore në klasë.

Përgatitja shkollore e mësimdhënësit të profilit arsimor: Kuzhinier në lëndët mësimore teorike

  • Msc. i teknologjisë ushqimore;
  • Inxh. i dip. i teknologjisë ushqimore.

Punët dhe  detyrat për mësimdhënës/e të rrobaqepësisë në lëndët mësimore teorike 

  • I realizon qëllimet dhe detyrat e arsimit dhe edukimit të mesëm të lartë;
  • Planifikon dhe realizon planin vjetor dhe mujor të punës arsimore dhe edukative;
  • Përdor metoda dhe teknika bashkëkohore të mësimdhënies duke marrë parasysh nevojat individuale të nxënësve;
  • Udhëheqë klasën dhe përcakton detyrat për asistent ( mban dosje);
  • Inicon dhe merr pjesë në planin individual të arsimit;
  • Përdorë shkathtësi specifike për mësimdhënie në gjuhën e shenjave për nxënës me dëmtime në dëgjim;
  • Bashkëpunon me mësuesit udhëtues, asistentët, bashkëpunëtorët profesional, drejtorin e QB dhe mësimdhënësit tjerë të QB;
  • Jep ide, prodhon material alternativ për punë me FNV;
  • Mban përgjegjësi për ruajtjen e mjeteve të punës dhe pajisjeve mësimore në klasë.

 Përgatitja shkollore e mësimdhënësit të rrobaqepësisë në lëndët mësimore teorike: 

  • Msc. i tekstilit;
  • Inxh. i dip. i tekstilit.

Punët dhe  detyrat e mësimdhënësit/es për lëndën Teknologji – informatikë

  • I realizon qëllimet dhe detyrat e arsimit dhe edukimit të mesëm të lartë;
  • Planifikon dhe realizon planin vjetor dhe mujor të punës arsimore dhe edukative;
  • Përdor metoda dhe teknika bashkëkohore të mësimdhënies duke marrë parasysh nevojat individuale të nxënësve;
  • Udhëheqë klasën dhe përcakton detyrat për asistent ( mban dosje);
  • Inicon dhe merr pjesë në planin individual të arsimit;
  • Përdorë shkathtësi specifike për mësimdhënie në gjuhën e shenjave për nxënës me dëmtime në dëgjim;
  • Bashkëpunon me mësuesit udhëtues, asistentët, bashkëpunëtorët profesional, drejtorin e QB dhe mësimdhënësit tjerë të QB;
  • Jep ide, prodhon material alternative për punë me FNV;
  • Mban përgjegjësi për ruajtjen e mjeteve të punës dhe pajisjeve mësimore në klasë.

Përgatitja shkollore e mësimdhënësit/es për lëndën teknologji – informatikë: Programi i mësimdhënies në Teknologji dhe TIK;

  • Niveli mastar arsimor – Fakulteti i Edukimit (300 ECTS);
  • Sistemi katërvjeçar;
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).

Punët dhe detyrat e psikologut/es

  • Identifikon nxënësit të cilëve u nevojitet ndihma dhe trajtimi adekuat psikologjik;
  • Përpilon teste të bazuara për diagnostikimin e vështirësive në mësimdhënie;
  • Mban lidhje me ekipet profesional të qendrës burimore;
  • Këshillon nxënësit të cilët kanë nevojë për ndihmë në mësim, punë vazhduese, këshillon zgjedhjen e profesionit ose të cilët kanë nevojë për këshilla për të tejkaluar problemet personale;
  • Kontribuon në lehtësimin e procesit të të nxënit dhe promovon zhvillimin kognitiv, emocional, social dhe personal të nxënësve;
  • Ofron ndihmë në tejkalimin e vështirësive të natyrës psikologjike me të gjithë akterët në shkollë;
  • Vlerëson dhe interpreton çështjet që kanë të bëjnë me procesin e të nxënit dhe zhvillimit kognitiv, emocional, social dhe personal të nxënësve;
  • Asiston dhe vlerëson nevojat e nxënësve, bashkëpunon me profesionist të tjerë dhe zbaton vlerësimet e përshtatshme (të besueshme dhe valide);
  • Psikologu ka për detyrë të punojë drejtpërdrejtë me nxënës.

Përgatitja shkollore e psikologut/es

  • Niveli master në degën e Psikologjisë – drejtimi Psikologji Shkollore dhe Këshillim të Fakultetit Filozofik.

Punët dhe detyrat e mësimdhënësit/es të muzikës

  • I realizon qëllimet dhe detyrat e arsimit dhe edukimit fillor;
  • Planifikon dhe realizon planin vjetor, mujor të punës arsimore dhe edukative;
  • Përdorë metoda dhe teknika bashkëkohore të mësimdhënies duke marrë parasysh nevojat individuale të nxënësve;
  • Harton plane individuale për nxënës;
  • Të ketë njohuri për arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar;
  • Të ketë njohuri për aplikimin e terapisë muzikore për fëmijët me dëmtime intelektuale.

Përgatitja shkollore e mësimdhënësit/es të muzikës:

  • Niveli master – Pedagogji e përgjithshme muzikore – Fakulteti i Edukimit (300 ECTS ose 360 ECTS);
  • Sistemi katërvjeçar;
  • Baçelor  – Pedagogji e përgjithshme muzikore (240 ECTS).

Punët dhe detyrat e punëtorit/es teknik/e (pastrues)

  • Bën pastrimin e tërë hapësirës së Qendrës Burimore;
  • Ben hedhjen e mbeturinave në vendet e caktuara;
  • Kujdeset për zbatimin e masave sanitare dhe higjienike në hapësirat e shkollës;
  • Është përgjegjës për inventar dhe mjete tjera higjienike dhe sanitare që i përdorë gjatë punës.

Përgatitja shkollore për punëtorin/en teknik (pastrues)

  • Shkolla e mesme.

Dëshmi shtesë për fazën e paraseleksionimit

Certifikata të trajnimeve të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për vendin e punës sipas konkursit.

Kushtet e konkursit

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet duke u bazuar në kriteret e Ligjeve që e rregullojnë fushën e arsimit: Ligji për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, nr. 04/L-032, paragrafi 1.3 i nenit 14, paragrafi 1.1 i nenit 12  të Udhëzimit administrativ nr. 05/2015, Normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, paragrafi 22 i nenit  6, dhe paragrafi 13 i nenit 5, të Udhëzimit administrativ 10/2018 për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm si dhe paragrafi 4.2 i nenit 2 të UA 34/2014 Funksionimi i Shërbimit Pedagogjik-Psikologjik në Shkolla.

Sqarim shtesë: – Informatat e dhëna në aplikacion konsiderohen të vlefshme vetëm nëse dëshmohen me dokumente– Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet në MASH.

– Në intervistë me shkrim ftohen kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit. Kandidatët që aplikojnë duhet të jenë banor të Republikës së Kosovës. Për të gjitha pozitat periudha provuese e punës është  1 (një) vit.

Kandidatët që konkurrojnë për mësimdhënës duhet të kenë përvojë pune në arsim.

Për kandidatët që konkurrojnë në Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në  Prizren, përparësi kanë kandidatët që njohin gjuhën e shenjave.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik.

Formulari i aplikimit i plotësuar ( merret në Qendër Burimore).

Dokumenti personal ( letërnjoftim ose pasaportë).

Diploma e kualifikimit (ose certifikatë) certifikata në vend të diplomës duhet të jetë e noterizuar.

Dëshmi që nuk është nën hetime.

Kandidatët, dokumentet duhet ti dorëzojnë në Qendrën Burimore/shkollën speciale përkatëse ku konkurrojnë.  Aplikacionet e pakompletuara nuk shqyrtohen.

⇒ Shpallja e plote.