Analist/e Kreditor/e (Vushtrri, Fushë Kosovë, Deçan)

Kompania

Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK)

Telefoni

Pa përcaktuar

Data e publikimit

08/10/2021

Data e perfundimit

15-10-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Bankë

Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) është Institucion i suksesshëm Mikrofinanciar që vepron në tërë Kosovën. Nëse dëshironi të jeni pjesë e një instuticioni me integritet që vendos theks te veçantë në kujdesin ndaj klientit, dhe nëse plotësoni kriteret e pozitës së përshkruar më poshtë, ftoheni që të aplikoni për:

VENDE TË HAPURA PUNE

Pozita:                    Analist Kreditor

Lokacionet:           Vushtrri, Fushë Kosovë dhe Deçan

Kohëzgjatja:          Kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi

Data e fillimit:       Menjëherë

Detyrat:

  • Të gjej klientë potencial;
  • Të bëjë analizën e kredisë, të ardhurat/shpenzimet dhe qarkullimet e parashikuara;
  • Të përgadis dokumentacionin e kredive dhe të dokument garantimeve;
  • Të kontrolloj shfrytëzimin e kredive, duke përfshirë këtu edhe bërjen e vizitave të rregullta të bizneseve të klientëve;
  • Të monitoroj kthimin e kredive dhe të bëjë kontrollimin e delikuencës;

Kualifikimet:

  • Edukimi universitar (preferohet edukimi në ekonomi apo financa);
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese;
  • Njohuri të punës me kompjuter;
  • Të posedojë patent shoferi;
  • Aftësi që të punojë me njerëz me prejardhje dhe përkatësi nacionale të ndryshme;
  • Aftësi që të punojë si pjesë e ekipit;

Të interesuarit duhet të plotësojnë Aplikacionin për Punë. Aplikacionet mund ti merrni në zyren e AFK-së, në adresën në vijim: •Vushtrri–Rr. Deshmoret e Kombit • Fushë Kosovë-Rr. Dardania Nr.49, Lokali Nr. 5• Deçan-Rr.Salih Çekaj ( Rruga e Manastirit) , apo ta shkarkoni nga web faqja zyrtare: afkonline.org

Aplikacionin e plotesuar e dergoni ne e-mail adresën: recruitment.hr@afkonline.org Ne titull duhet te shkruhet pozita e punes dhe vendi.

Së bashku me aplikacion gjithashtu dorëzoni edhe një Letër Motivimi.

AFK-ja mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet Kosovare.

Afati i fundit për aplikim është 15.10.2021. Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen për testim me shkrim.

 

Shkarkoni aplikacionin në këtë link: https: https://afkonline.org/mundesi-punesimi/

Apliko këtu