Udhëheqës i Shitjes / Divizionar
Data e publikimit
24-10-2024
Data e perfundimit
20-11-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.
Migros Group shpall konkurs:
UDHËHEQËS I SHITJES / DIVIZIONAR
Përgjegjësitë kryesore:
- Zhvillon planin vjetor të shitjes dhe kontrollon në mënyrë te vazhdueshme zbatimin e tij;
- Menaxhon marrëdhëniet me partnerët e jashtëm;
- Vendos objektiva të qarta për ekipen dhe i vlerëson në baza mujore/tremujore/vjetor;
- Menaxhon ekipën e shitjes, duke përfshirë trajnimin, mbikëqyrjen dhe motivimin e tyre për të përmirësuar performancën;
- Analizon tregun dhe konkurencës për të përcaktuar trende dhe strategji të reja të shitjes;
- Menaxhon në mënyrë të vazhdushme të gjitha proceset e shitjes brenda kompanisë;
- Krijon dhe zhvillon marrëdhënieve afatgjata me klientët;
- Negocion planin mujor/tremujor/vjetor të biznesit për rrjetin apo klientët e caktuar etj.
Kushtet e përgjithshme:
- Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë udhëheqëse;
- Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, etj.);
- Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;
Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:
Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur deri me date 20.11.2024.