Udhëheqes i divizionit të kozmetikes (1)
Data e publikimit
02/10/2020
Data e perfundimit
15-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Passable Sh.p.k
Udhëheqes i divizionit të kozmetikes (1)
Passable, është kompani vendore e cila mirret me distribuimin e brendeve të njohura ndërkombëtare.
Për të mbështetur rritjen e biznesit tonë në Kosovë ne po kërkojmë entuziazëm, kandidatë të besueshëm dhe të orientuar në rezultat për pozitën e:
Udhëheqes i divizionit të kozmetikës (1 Pozitë )
(Pozita është punë me orar të plotë)
Kualifikimet:
- Të ketë shkollimin e larte ekonomik, menaxhment dhe biznes
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, aftësi për bashkëpunim në ekip
- Aftësi për zgjedhje të problemeve
- Organizim i mirë i punës
- Respektim, integrim dhe punë etike
- Të ketë aftësi inovative
- Leje të vozitjes të kategorisë B
- Njohuri të shkëlqyeshme te gjuhës angleze
Përfitimet e aplikanteve:
- Trajnimi dhe mbështetja fillestare
- Pozicion sfidues në mjedis dinamik
- Mundësi për rritje personale dhe profesionale
- Pagë konkurruese në përputhje me rezultatet tuaja
Përshkrimi i punës dhe detyrat:
- Hulumton tregun e shitjes
- Kontakton dhe bënë marrveshjet me blersat (klientat) dhe furnitorët,
- Menaxhon shitjen dhe marketingun e brendeve te kozmetikes
- Zbaton dhe zhvillon programet e shitjes ne teren
- Detyra tjera ditore të cilat kërkohen nga drejtori.
Ne jemi duke kërkuar për të plotesuar pozicionin sa më shpejt të jetë e mundur.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 01/10/2020, dhe afati i fundit për marrjen e aplikacioneve është 15 Tetor 2020.
Ne inkurajojmë kandidatët e kualifikuar për këte pozitë që
të dërgojnë një CV dhe një Leter motivuese jo më vonë se 15 Tetor 2020 në: [email protected]
Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha aplikacionet do të mbahen me konfidencë të plotë.
Apliko këtu