Udhëheqës/e i/e arkave
Data e publikimit
27-11-2024
Data e perfundimit
05-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i trezorit më datë 26-11-2024 shpall konkurs pune:
Udhëheqës/e i/e arkave
Departamenti i trezorit • Ferizaj ,Ferizaj
Full Time
Numri pozitave: 1
Data e publikimit: 26-11-2024
Data e skadimit: 06-12-2024
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Udhëheqë dhe koordinon punën e arkave;
- Zgjidh problemet e klientëve dhe i informon ata për çdo paqartësie që mund të kenë;
- Kontrollon dhe barazon vlerat e regjistruara dhe mjetet e dorëzuara në Bankë;
- Mban evidenca të sakta të qarkullimit të realizuar ditor;
- Mirëmban operacionet e arkës sipas politikave dhe procedurave dhe raporton për ndryshimet e nevojshme;
- Përpilon raportet te rregullta lidhur me kolektimet dhe veprimet e realizuara në sistem për departamentin e Thesarit;
- Koordinon pushimet e Arkëtarëve dhe bënë organizimin e orarit të punës sipas rregulloreve të brendshme të Thesarit;
- Kontribuon dhe mbështet ekipin në arritjen e rezultateve të përcaktuara;
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kërkesat dhe kualifikimet
- Diplomë universitare në Biznes, Financa, Menaxhment apo fushë tjetër me përmbajtje të theksuar ekonomike dhe financiare;
- Minimum 3 vite eksperiencë pune në pozitën e ngjashme;
- Njohuri të gjuhës Angleze janë të preferuara;
- Njohuri të avancuara të MS Office dhe softuer kontabël;
- Aftësi të mira analitike dhe iniciativë për të kryer detyra edhe pa mbikëqyrje;
- Aftësi të shkëlqyeshme për realizimin e detyrave të njëpasnjëshme, menaxhimin e presonit në punë dhe përballimin me sukses të presionit kohor;
- Të jetë person bashkëpunues dhe i hapur për punë ekipore.
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Shënime të Rëndësishme
KESCO ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.