www.ofertapune.net Udhëheqës/e i/e Departamentit të Financave – Faturim | PunaIme

Udhëheqës/e i/e Departamentit të Financave – Faturim

Kompania

Agimi Company

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16-10-2024

Data e perfundimit

05-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Pozita: Udhëheqës/e i Departamentit të Financave – Faturim

Agimi Company shpall konkurs për pozitën Udhëheqës/e i Departamentit të Financave – Faturim, me përgjegjësi kryesore për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e procesit të faturimit, si dhe për të siguruar që të gjitha procedurat financiare të përputhen me politikat e brendshme dhe rregulloret ligjore.

Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Mbikëqyrje dhe koordinim i procesit të përgatitjes dhe lëshimit të faturave, duke siguruar saktësi të plotë dhe përputhje me procedurat financiare.
  • Përgatitja e raporteve financiare të lidhura me faturimin dhe analiza e tyre për të identifikuar përmirësime të mundshme në proces.
  • Sigurimi që të gjitha procedurat tatimore dhe fiskale të respektohen për çdo faturë të lëshuar, në përputhje me rregulloret e aplikueshme.
  • Bashkëpunimi me departamentet tjera brenda kompanisë për të mbledhur dhe verifikuar të dhënat e nevojshme për faturim.
  • Komunikimi i rregullt me klientët dhe partnerët për të siguruar saktësinë dhe zgjidhjen në kohë të çdo çështjeje lidhur me faturat.
  • Mbikëqyrje e procesit të arkëtimit dhe koordinimi i aktiviteteve për të siguruar që pagesat të bëhen në kohë dhe në përputhje me kushtet e përcaktuara.
  • Ruajtja e konfidencialitetit të të dhënave financiare dhe sigurimi i mbrojtjes së informatave sensitive të kompanisë dhe klientëve.
  • Informimi i menaxhmentit për çdo parregullsi ose devijim nga procedurat e caktuara në procesin e faturimit.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose një fushë të ngjashme.
  • Minimumi 3-5 vjet përvojë pune në një rol të ngjashëm, duke përfshirë përvojë në menaxhimin e faturimit.
  • Njohuri të shkëlqyera në përdorimin e softuerëve të faturimit dhe kontabilitetit (PRODATA).
  • Aftësi të mira organizative dhe analitike, me fokus të lartë në detaje.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunuese, si dhe aftësi për të menaxhuar me sukses një ekip. 

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe e bazuar në performancë.
  • Sigurim shëndetësor 
  • Trajnime dhe mundësi zhvillimi profesional.
  • Ambient pune miqësor dhe mbështetje nga një ekip profesional.

Mënyra e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund t’i dërgojnë CV së bashku me dëshmitë e shkollimit dhe përvojës së punës përmes e-mail adresës: [email protected]