Transporteus
Data e publikimit
26/05/2020
Data e perfundimit
04-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Vozitës
Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëminë e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 20 (njëzetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë dhe Lipjan.
Aktualisht Aztech Shpk për Zyrën Qendrore në Prishtinë kërkon të rekrutojë me orar të plotë një:
- Transporter
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen transportin e mallrave neper lokacionet e caktuara
- Planifikon itinerarin dhe kujdeset për arritjen me kohe në lokacionet e caktuara
- Përkujdeset që vetura të jetë ne gjendje te mire teknike dhe se i plotëson kërkesat relevante
- Përgjegjës për raportimin e defekteve dhe te aksidenteve të automjetit
- Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi
Kualifikimet:
- Të posedoj patentë shofer të kategoria C
- Së paku 2 vite përvojë pune relevante
- Të jetë metodik dhe i organizuar
- Fleksibil dhe i shpejt në zgjidhjen e problemeve
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese
Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/electronics/puna/
Afati për aplikim deri me datë: 04.06.2020.
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.