www.ofertapune.net Trajnim për Menaxhimin e Procesit të Rekrutimit | PunaIme

Trajnim për Menaxhimin e Procesit të Rekrutimit

Kompania

Mercurius Consulting

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

25-11-2022

Data e perfundimit

01-02-2023

Kategoritë

Trajnim për Menaxhimin e Procesit të Rekrutimit

Get Certified for Managing the Recruitment Process

Mercurius Consulting po vazhdon me trajnimet nga muaji Dhjetor 2022 për Menaxhimin e Procesit të Rekrutimit (njëditor), i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuri rreth procedurave, specifikave dhe shkathtësive në saje të mbarëvajtjes së punës në departamentin e Burimeve Njerëzore.

Ky trajnim i dedikohet të gjithë atyre pjesëmarrësve potencialë, të cilët planifikojnë apo aktualisht merren me burime njerëzore në cilësinë e Asistentit, Menaxherit apo edhe Rekrutuesit në kompani të ndryshme. Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë për avancimin në pozitë apo për zhvillimin e kapaciteteve personale dhe profesionale afatgjatë.

Objektivat e trajnimit:

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:

  • Njohuri mbi procesin e rekrutimit, vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm.
  • Njohuri për përzgjedhjen e testeve të duhura për selektimin e kandidatëve.
  • Njohuri mbi shkathtësitë rreth pyetjeve të duhura përgjatë intervistës.
  • Të japë informacion të përshtatshëm dhe të përditësuar në lidhje me strategjitë e përdorura nga kompanitë më të mëdha për angazhimin dhe mbajtjen e punonjësve.
  • Të frymëzojë dhe inkurajojë punëtorët që të jenë proaktivë në vendin e tyre të punës.

Temat e trajnimit:

Trajnimi përmban temat me komponentët e mëposhtëm:

  1. Hyrje me aktivitetin: Arsyet që punëtorët vendosin të largohen nga vendi i punës.
  2. Njohuri me konceptet themelore të burimeve njerëzore, menaxhimit të talenteve dhe ruajtjes së punëtorëve.
  3. Dallimet në mes të Rekrutimit dhe Talent Acquisition.
  4. Procesi i detajuar i Rekrutimit.
  5. Llojet e testimeve përgjatë intervistave.
  6. Aktivitet: Intervistë pune.
  7. Marrja e vendimit dhe Negocimi i ofertës.
  8. Tips për ruajtjen e punëtorëve.

Orari dhe koha e trajnimit:

Trajnimi do të jetë një ditor, dhe planifikohet të mbahet më datën  7 Dhjetor 2022. Duke filluar nga ora 10:00-15:00 (1 orë pauzë).

Vendi i Trajnimit:

Në lokalet e Mercurius Consulting në Prishtinë. Adresa: Rr. Mbreti Justinian Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. www.mercurius.co Tel: +383 45 111 151

Çmimi i Trajnimit:

Kushton 99* € me TVSH. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.

Early Bird: Të gjithë ata që kryejnë pagesën deri me datën 04 Dhjetor 2022 përfitojnë -10% zbritje (nga 99 në 89 €).

Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.

  • Nxitoni dhe aplikoni, vendet janë të limituara.

Aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm në momentin që kryhet pagesa.

BUTONI: APLIKO – https://forms.gle/YgLZSMgguRKedtT56


Apliko këtu