www.ofertapune.net Trajnim në Full Range Lidership Model | PunaIme

Trajnim në Full Range Lidership Model

Kompania

Mercurius Consulting

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

25-05-2022

Data e perfundimit

25-09-2023

Kategoritë

Trajnim në Full Range Lidership Model

Modeli më i shtjelluar shkencor mbi lidershipin dhe stilet e lidershipit

Mercurius Consulting organizon “Trajnim për Lidership”, që do të mbahet nga Arben Schön Doroci, i cili ka përvojë shumë vjeçare në këtë drejtim e që vjen ekskluzivisht nga Suedia.

Full Range Leadership Model (FRLM) është një nga modelet e lidershipit që ka marrë mbështetjen më të madhe shkencore dhe që shpesh përbënë pikënisjen teorike të studimeve shkencore në fushën e lidershipit.

Full Range Leadership Model e trajton lidershipin si një proces të ndikimit social përmes të cilit një lider, me mënyrën se si vepron dhe sillet ndikon në motivimin, performancën dhe mirëqenien e një apo disa punëtorëve. Ndikimi i eprorit te punëtorët/vartësit e tij mund të bëhet si në kahje pozitive, ashtu edhe në kahje negative, dhe kjo varet kryesisht nga sjelljet e eprorit.

Full Range Leadership Model përfshin një spektër të gjerë sjelljesh të lidershipit, të cilat dallojnë njëra nga tjetra në dy dimensione qëndrore. Njëri dimension na qartëson se sjelljet e ndryshme të lidershipit kërkojnë aktivitet dhe angazhim të ndryshëm të liderit/eprorit, ndërsa tjetri dimension na qartëson se sjelljet e lidershipit dallojnë njëra nga tjetra për nga efekti që kanë në motivimin, performancën dhe mirëqenien e punëtorëve që i nënshtrohen lidershipit të eprorit të tyre. 

Një nga pikënisjet e Full Range Leadership Model është se liderët që dëshirojnë të ushtrojnë ndikim sa më pozitiv te punëtorët/vartësit e tyre duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha dhe të jenë më aktiv në ushtrimin e lidershipit.

Ato sjellje lidershipi që kërkojnë aktivitet më të madh nga ana e liderit/eprorit janë pikërisht ato, të cilat kanë ndikimin dhe efektin më të madh.

Përshkrimi i Trajnimit:

Trajneri Arben Schön Doroci do ta shpjegojë Full Range Leadership Model duke u nisur nga shtjellimi i përgjithshëm teorik i vetë modelit, si dhe duke e mbështetur teorinë me ndarjen e përvojave nga aplikimi praktik.

Më tutje do të shtjellohet korrelacioni i dy dimensioneve të Full Range Leadership Model me njëri tjetrin, si dhe të gjitha stilet e lidershipit që i ngërthen ky model, i cili është më i përhapuri dhe më i hulumtuari shkencërisht.

Shpjegimi i stileve të lidershipit do të mbështetet me ilustrime praktike nga ana e trajnerit, i cili e ndanë përvojën e gjatë në fushën e lidershipit e poashtu gjatë trajnimit do të ketë mundësi për të elaboruar edhe ndonjë përvojë të pjesëmarrësve.

Trajnimi do të jetë interaktiv në masë të madhe, duke u mbështetur në IT-solucione të përshtatshme, prandaj rekomandohet që secili pjesëmarrës të ketë me vete një telefon celular.

Çka do të përfitojnë pjesëmarrësit nga ky trajnim?

Prej trajnimit për Full Range Leadership Model do të përfitojnë të gjithë pjesëmarrësit që kanë pozitë udhëheqëse, si dhe ata të cilët aspirojnë të marrin pozita udhëheqëse.

Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë pjesëmarrësin për vetëdijesimin mbi atë se kur dhe cilin stil është duke e aplikuar aktualisht, si dhe në përzgjedhjen dhe aplikimin e stilit më të volitshëm në kohën e duhur.

Orari dhe Koha e Trajnimit:

Data: 22 Qershor 2022 (E mërkurë), prej orës 09:00-15:00

Vendi i Trajnimit:

Në lokalet e Mercurius Consulting në Prishtinë. Adresa: Rr. Mbreti Justinian Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. www.mercurius.co Tel: +383 45 111 151

Çmimi i Trajnimit:

Kushton € 99 Euro (me TVSH). Në çmim hynë edhe libri “Libri i vogël i lidershipit” i shkruar nga Stefan Söderfjäll dhe përkthyer nga trajneri Arben Schön Doroci. Ndërkaq instruksionet për pagesë ju dërgohen me email pas konfirmimit të aplikimit dhe bëhet me transfer bankar.

Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.

?Nxitoni, vendet janë të limituara.