www.ofertapune.net Trajner | PunaIme

Trajner

Kompania

Forumi Kosovar i Aftesisë së Kufizuar

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

24/09/2020

Data e perfundimit

01-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

  1. Hyrje

Këto terma të referencës shërbejnë si thirrje për një (1) Trajner roli i të cilit është lehtësimit i procesit gjatë punëtorive për ngritjen e kapaciteteve brenda ekipeve vlerësuese, të cilat do të vlerësojnë nevojat pedagogjike të fëmijeve me aftësi të kufizuar në kuadër të programit “Human Rightivism” të financuar nga Swedish International Development Cooperation Agency (SIDA).

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është një organizatë joqeveritare, si e tillë ekziston që nga viti 2014 por është zyrtarizuar në muajin janar të vitit 2017. Që nga themelimi i saj, FKAK angazhohet që të përmirësoj jetën e personave me aftësi të kufizuara, duke bashkëpunuar me institucione dhe avokuar për miratimin dhe zbatimin e politikave gjithpërfshirëse për aftësi të kufizuar. Misioni i FKAK është përkushtimi për krijimin e një shoqërie të vetëdijshme për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, adresimin dhe avokimin e çështjeve thelbësore që prekin jetën e tyre përmes ngritjes së vetëdijes publike, politike dhe mediale, në mënyrë që kjo shoqëri të jetë gjithpërfshirëse dhe e bazuar në parimet e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të kufizuara. Nën ombrellën e saj, FKAK përfshinë 8 organizata:

  • Down Syndrome Kosova;
  • Handikos;
  • Shoqata Kosovare e të Shurdhërve;
  • Shoqata e të Verbërve të Kosovës;
  • Shoqata “Autizmi”;
  • Handicap Kosova;
  •  OPFAKOS;
  • Klubi “Dëshira”.

Organizatat e lartëpërmendura funksionojnë në mënyrë të pavarur duke i përfaqësuar interesat e llojeve të veçanta të personave me aftësi të kufizuara, ndërsa FKAK është një mekanizëm gjithpërfshirës i të gjitha këtyre organizatave me qëllim të adresimit të çështjeve që prekin në mënyrë të unifikuar jetën e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë. 

Konteksti i programit

“Human Rightivism” është program që financohet nga SIDA dhe është duke u implementuar nga FKAK në partneritet me 14 organizata joqeveritare. Programi ka filluar të implementohet në Janar 2020 dhe do të përfundojë në Dhjetorë 2023.

Objektivat e përgjithshme të FKAK në kuadër të këtij programi janë: (1) Avokimi për zhvillimin dhe zbatimin e politikave të duhura të aftësisë së kufizuar në Kosovë, në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe dokumenteve tjera strategjike të nivelit ndërkombëtar dhe kombëtar; (2) Përmirësimi i bashkëpunimit në mes të Organizatave të Aftësisë së Kufizuar dhe Institucioneve Qeveritare për të lehtësuar adresimin e çështjeve themelore që prekin jetën e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë; dhe (3) Fuqizimi i sistemit të arsimit për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Trajneri do të angazhohet gjatë punëtorive për ngritjen e kapaciteteve brenda ekipeve vlerësuese, të cilat do të vlerësojnë nevojat pedagogjike të fëmijeve duke u bazuar në Klasifikimin ndërkombetar të aftësisë së kufizuar kuadër të programit “Human Rightivism” të financuar nga Swedish International Development Cooperation Agency (SIDA). 

  1. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive
  • Faselitues i trajnimeve të Ekipeve Vleresuese në Komunat e Kosovës;
  • Trajnime mbi Klasifikimin  ndërkombëtar të aftësisë së kufizuar – KNF;
  • Hartimi i një raporti mbi rrjedhjen e trajnimeve për KNF me Ekipe Vlerësuese;
  • Hartimi i rekomandimeve specifike që dalin nga Trajnimet për KNF me Ekipe Vlerësuese.
  1. Kualifikimet e nevojshme
  • Diplomë universiteti në Fakultetin Sociologji, Psikologji;
  • Njohuri  të specifikave të aftësisë së kufizuar;
  • Përvojë të mëparshme në organizimin dhe implementimin e trajnimeve për përsonat me aftësi të kufizuar ;
  • Njohuri të konsiderushme të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në nivelin vendor dhe ndërkombëtar;
  • Shkathtësi shumë të mira në shkrim dhe komunikim;
  • Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme dhe njohja e ndonjë gjuhe tjetër është përparësi’
  • Aftësi për të punuar me mbikëqyrje minimale dhe nën presion kohor.

Aplikimi:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në email adresën: [email protected] deri më 01.10.2020