www.ofertapune.net Thirrje publike për punë praktike në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (50) | PunaIme

Thirrje publike për punë praktike në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (50)

Kompania

Ministria e Financave

Lokacioni

Gjithë Kosovën

Data e publikimit

02-02-2023

Data e perfundimit

31-12-2023

Lloji i orarit

Intern

Kategoritë

Administratë

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve – Ministarstvo Finansija, Rada i Trasfera – Ministry of Finance, Labour and Transfers

THIRRJE PUBLIKE PËR PUNË PRAKTIKE NË AGJENCINË E PUNËSIMIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

QËLLIMI

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve hap thirrjen për punë praktike me kompensim për për gjashtë (6) muaj, për pesëdhjetë (50) të rinj në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës.

Praktikantët do të vendosen në zyret lokale të punësimit ku do të angazhohen në zbatimin e Skemës së Garantuar për të Rinj.

KRITERET E PËRGJITHSHME PËR APLIKIM

Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë:

  1. Deri në moshën 29 vjeçare;
  2. Në vitin e fundit të studimeve apo të diplomuar në nivelin Bachelor apo Master në fusha sociale; dhe
  3. Kanë notën mesatare në studime më të lartë se 8.0.

Aplikacioni duhet të përmbajë:

  • Titulli në email (subject line) të specifikojë komunën në të cilin aplikohet për praktikë në punë;
  • Vërtetimin që jeni student dhe transkriptën e notave apo diplomën universitare;
  • Kopjen e letërnjoftimit të aplikueses/it.

Aplikacionet duhet të dërgohen përmes postës elektronike: [email protected] Afati i fundit për aplikim është 8 Shkurt 2023.

Procesi i përzgjedhjes:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të themelojë një Komision i cili shqyrton aplikimet dhe krijon një listë finale të të kualifikuarve për punë praktike. Nëse vlerësohet e nevojshme, Komisioni do të zhvillojë intervista me kandidatët për të përzgjedhur përfituesit e punës praktike, bazuar në kriteret e specifikuara me Vendim të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve.

Palët e interesuara mund të kërkojnë sqarime shtesë për këtë thirrje publike nëpërmjet e-mail adresës [email protected]