www.ofertapune.net Thirrje për Zhvillues dhe Ligjerues të Trajnimeve | PunaIme

Thirrje për Zhvillues dhe Ligjerues të Trajnimeve

Kompania

Finca Kosovo

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

14-10-2024

Data e perfundimit

04-12-2024

Kategoritë

SHPALLJE

THIRRJE PËR ZHVILLUES DHE LIGJERUES TË TRAJNIMEVE:

LIGJËRUES I TRAJNIMEVE: AFTËSI KOMUNIKIMI NË GJUHËN SHQIPE

  • MS EXCEL (BAZIK DHE AVANCUAR)
  • Mjedisi/Ndryshime klimatike
  • BUJQËSI (koha e të mbjellave, përmirësimi i rendimenteve, shëndeti i bagëtive)

Qendra për Mësim dhe Zhvillim – Prishtinë

FINCA Kosovë në kuadër të Qendrës për Mësim dhe Zhvillim shpallë konkurs për trajnerë që posedojnë njohuri në zhvillim të kurrikulave dhe ligjerim në Aftësi Komunikimi në Gjuhën Shqipe.

Me qëllim të ngritjes së njohurive dhe aftësive bazë, FINCA Kosovë vazhdon ti përcaktojë trajnimet të cilat do t’iu ofrohen klientëve dhe stafit të saj. Andaj, FINCA Kosovë fton gjithë të interesuarit të cilët janë të gatshëm të angazhohen si zhvillues dhe ligjerues në aftësitë komunikuese në Gjuhën Shqipe, të aplikojnë.

Detyrat dhe përgjegjësitë e trajnerëve:

  • Zhvillimi i kurrikulës dhe përgatitja e modulit të trajnimit për kursin përkatës;
  • Zhvillimi i materialit mësimor në formë të prezantimeve, videove, ushtrimeve praktike grupore dhe/ose individuale
  • Ligjerimi i modulit/kursit sipas kushteve dhe kritereve të vendosura nga FINCA Kosovë.
  • Vlerësimi i aftësive dhe nivelin e njohurive të pjesëmarrësve.
  • Përgatitja e raportit për trajnim dhe evaluimin e trajnimit për pjesëmarrësit.

Kriteret për aplikim:

  • Edukimi minimum Bachelor.
  • Përvoja e punës (së paku 3 vite përvojë në fushën relevante);
  • Së paku 3 vite përvojë në zhvillim të materialeve trajnuese dhe ligjerimit të temave të ngjajshme;
  • Njohuri në zhvillim të materialeve trajnuese në mësim online dhe/ose në klasë.
  • Njohuri të Microsoft Office;
  • Njohuri në fushën përkatëse, certifikata të trajnimeve/kualifikimeve, etj.

Aplikimi behet permes webfaqes zyrtare ne: https://fincakosovo.org/career/ jo më vonë se 20 tetor 2024.

Aplikimet e paraqitura në forma të tjera nuk do merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Shënim: Me aplikimin tuaj, ju autorizoni FINCA Kosovën dhe Finca Impact Finance të mbledhin, verifikojnë dhe përpunojnë të dhënat personale për qëllimin e mundshëm të punësimit në FINCA Kosovë.