Thirrje për OJQ, individë dhe biznese në fushën e kulturës
Data e publikimit
23/09/2020
Data e perfundimit
28-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë
THIRRJE PUBLIKE
Për të gjitha organizatat joqeveritare, individët, bizneset e regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare në thirrjen publike të Fazës së II-të 2020.
- OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektpropozimet për organizimin e aktiviteteve kulturore si më poshtë:
a) Art vizual – figurativ: krijim i veprës së re, fuqizim i artistëve të rinj, ekspozitë, hulumtim kuratorial, instalime në hapësira publike, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe invovacion teknolgjik;
b) Botime: për fëmijë, për të rinj, romane, tregime, përkthime, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe hulumtime kulturore;
c) Kinematografi: film dokumentar, filmi i shkurtër, film i animuar, fuqizimi i kinematografëve të rinj, titrim dhe zhvillim skenari;
d) Muzikë: kompozim i veprës së re, audio-incizim, koncert, fuqizimi i muzikantëve të rinj, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;
e) Trashëgimi kulturore dhe turizëm: fushata vetëdijësimi, pjesëmarrje në aktivitete për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, hulumtim, promovim i diversitetit kulturor, turizëm kulturor, platforma informative;
f) Teatër: prodhimi i shfaqjes, promovim dhe pjesëmarrje e shfaqjes në festival kombëtare dhe ndërkombëtare, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;
2. Vlera e përgjithshme e planifikuar për Fazën e II-të është 100,000.00€ (Euro).
Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për një projekt është 500.00€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 13,000.00€ (euro).
Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 08.09.2020 deri më 28.09.2020, ora 23:59.
Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor 2020.
3. Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:
- Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
- OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;
- Individët të cilët janë banor rezidentë të Komunës së Prishtinës;
- OJQ-të, bizneset dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;
- OJQ-të, bizneset dhe individët nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.
- OJQ-të, bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;
- OJQ-të, bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete (për të njejtat linja buxhetore);
- Duhet të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi parandalimin e konfliktit të interesit në Republikën e Kosovës;
- Për të gjitha projektet që planifikohet të realizohen në shkollat e Komunës së Prishtinës apo me nxënësit e shkollave të Komunës së Prishtinës, paraprakisht duhet të merret pëlqim në Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) për zhvillimin e projektit.
- Si dhe kufizimet tjera të cilat janë parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.
4. Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/
- Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e detyrueshëm të kompletuar do të diskualifikohen. Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike. Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit. Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.
- Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione . Kontrata do të gjenerohen nda sistemi andaj të dhënat e sistemit reflektohen në kontratë.
Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumentacionit dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në Rregulloren për subvencione.
Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: [email protected], dhe në numrin e telefonit +383 38226417. Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 18.09.2020.
Lista e dokumenteve të detyrueshme të thirrjes publike
Aplikacioni online;
Për individ:
- Kopja e letërnjoftimit/ pasaportës
- Vërtetimi/ Konfirmimi i llogarisë bankare (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
- Çertifikata e vendbanimit
- Konfirmim nga Drejtoria e Kulturës që keni përmbyllur projektin paraprak;
Për Ojq-të:
- Çertifikata e regjistrimit e OJQ-së;
- Çertifikata e nr. fiskal;
- Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
- Kopja e letërnjoftimit/ pasaportës së përfaqësuesit të OJQ-së.
- Konfirmim nga Drejtoria e Kulturës që keni përmbyllur projektin paraprak;
Për Biznese:
- Çertifikata e Biznesit;
- Çertifikata e nr. fiskal të Biznesit;
- Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
- Kopja e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit;
- Konfirmim nga Drejtoria e Kulturës që keni përmbyllur projektin paraprak;
Lista e dokumenteve specifike të thirrjes publike sipas kategorive:
1. Art Figurativ:
A. Portfolio e artistit/es/kolektivit;
B. Prezentim i punimeve që do të ekspozohen; (Për instalacione/skulptura/intervenime në hapësirë publike);
C. Koncepti vizual i veprës;
D. Pëlqimi paraprak prej drejtorisë për shërbime publike për lokacionin e veprës;
2. Botime:
A. Biografia e autorit/es;
B. Recenzioni;
C. Një pjesë e veprës që do të botohet (Nëse ka ilustrime për femijë);
D. Prezentim i ilustrimeve;
E. Marrëveshje e nënshkruar me shtepinë botuese (Nëse ka).
3. Kinematografi:
3.1 Zhvillim skenari:
A. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;
B. CV të autorit/es ose link i punëve te mëhershme të autorit/es;
C. Sinopsisi;
D. Një pjesë e skenarit (p.sh. 10 faqe).
3.2 Prodhim filmi artistik
A. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;
B. Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet kryesore, DoP -drejtori/ja i-e fotografisë, nëse ka);
C. Skenari;
D. Sinopsisi;
E. Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh i regjisorit/es.
3.3 Prodhim filmi dokumentar
A. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;
B. Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet kryesore, DoP- drejtori/ja i/e fotografisë nëse ka);
C. Koncepti i dokumentarit/tritmenti;
D. Personat/Karakteret kryesor në film dhe përshkrimi i tyne;
E. Koncepti regjisorial ose/dhe nje video mesazh i regjisorit/es;
F. Në rast se ka material, një link ku mund të shihet (rreth 5-10min).
3.4 Postproduksion
G. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;
H. Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, rolet kryesore, DoP- drejtor/ja i/e fotografisë nëse ka);
I. Skenari;
J. Sinopsisi;
K. Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh të regjisorit/es;
L. Linku i filmit ose një klip prej filmit.
3.5 Animacion
A. Link i punëve të mëhershme të regjisorit/es;
B. Ekipi kreativ me bio të shkurta (regjisor/ja, skenaristi/ja, ilustruesi/ja/it, animatorët);
C. Skenari ose storyboard me përshkrim;
D. Moodboard ose shembuj të karaktereve dhe stilit të animacionit ose/dhe skica;
E. Sinopsis;
F. Koncepti regjisorial ose/dhe një video mesazh të regjisorit/es.
4. Muzikë
A. Link i punëve të mëhershme të artistit-es, i-e cila aplikon ose që është bartës-s i-e projektit.
B. Ekipi kreativ me bio të shkurta (vokalist/ja, muzikantët/ja, kompozitori-ja);
C. Teksti i këngës (nëse ështe e aplikueshme);
D. Sinopsisi i video klipit (kur aplikohet për video klip);
E. Koncepti regjisorial (kur aplikohet për video klip);
F. Punë të mëhershme të regjisorit-es (kur aplikohet për video klip).
5. Trashëgimi kulturore dhe turizëm:
A. Portfolio e organizatës me punë të ngjashme ose linqe të punëve të ngjashme të autorit-es;
B. Projekt propozim (Preferohet që në projekt të ketë profesionist të fushës së trashëgimisë dhe të turizmit ) ;
C. Koncepti vizuel (aty ku është e zbatueshme);
D. Ftesa/marrëveshja (kur aplikohet për pjesëmarrje në aktivitete, punëtori, hulumtime, etj);
6. Teatër:
A. Biografia e regjisorit/es;
B. Biografia e autorit/es (nëse janë autorë vendorë);
C. Koncepti regjisorial;
D. Sinopsisi i dramës;
E. Një pjesë e dramës (p.sh. 10 faqet e para);
F. (Nëse ka) Marrëveshje e nënshkruar me teatrin.
Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 28.09.2020 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/
Apliko këtu