Thirrje për Ofertë: Ri-Tender për Blerje të Mallrave
Data e publikimit
08-10-2024
Data e perfundimit
05-12-2024
Kategoritë
Thirrje për Ofertë: Ri-Tender për Blerje të Mallrave – Pajisjeve: PC Computers & Drawing Tablet
Data: 07.10.2024
Titulli i projektit: “BLERJA E PAJISJEVE”– Ri Tenderim
Ref. Kontrata: ANIBAR-01P/2024 – Ri Tenderim
Hyrje
ANIBAR, në bashkëpunim me Institut français du Kosovo, është duke zbatuar projektin e quajtur GENESIS, i financuar nga Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme.
GENESIS është një projekt ambicioz që synon të mbështesë deri në 65 të rinj kosovarë përmes trajnimeve dhe të krijoj kushte për zhvillimin e sektorit të filmit të animuar në Kosovë. Programi përfshinë trajnime në animacion 2D dhe 3D, trajnime në gjuhën fringe, si dhe trajnime të specializuara mbi tema të ndryshme si shkrimi i skenarit, dizajni i zërit për animacion, postproduksioni dhe shumë të tjera.
Për zbatimin e këtij projekti, ANIBAR, në përputhje me dispozitat dhe udhëzimet e saj, fton të gjithë ofertuesit e interesuar dhe të kualifikuar të paraqesin ofertat e tyre për furnizimin me pajisje.
Kërkesat rreth pajisjeve
20x PC Computer
20x Monitor
20x Keyboard & Mouse Set
20x Drawing Tablet
5x PC Computer – Office
Pajisjet duhet të përputhen me specifikacionet e kërkuara ose të kenë cilësi të ngjashme që garantojnë një performancë të lartë. Performancat e detajuara mund të gjenden në dokumentacionin e përgatitur nga Anibar, i cili mund të kërkohet nëpërmjet adresave të mëposhtme të emailit:
[email protected] apo [email protected]
Kriteret për përzgjedhje:
Kriteret për përzgjedhje:
Kuotimet e çmimeve do të vlerësohen dhe kontrata do t’i jepet kompanisë që ofron koston totale më të ulët dhe cilësinë më të lartë të pajisjeve të ofruara. Kriteret më të detajuara për vlerësimin e propozimeve do ti gjeni ne dokumentacionin e pergatitur (1. Ftesë Për Propozime-FPP).
Dokumentacioni
Anibar ka pergatitu formularët për aplikim për Thirrjen për Ofertë me emër “BLERJA E PAJISJEVE”-Ri Tenderim – me nr. të publikimit: ANIBAR-01P/2024 – Ri Tenderim . Këto dokumente të tenderit mund të kërkohen nga ofertuesit e interesuar duke paraqitur një kërkesë në adresat e mëposhtme të emailit [email protected] ose [email protected] çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në 17:00.
Ofertuesit e interesuar që plotësojnë kriteret janë të ftuar të paraqesin propozimet e tyre së bashku me çertifikatën e regjistrimit të biznesit dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm lidhur me zbatimin e detyrës sipas udhëzimeve të përcaktuara në kërkesën për ofertim. Anibar nuk do të jetë përgjegjës për asnjë kosto të lidhur me përgatitjen ose dorëzimin e ofertave.
Oferta juaj në formatin e skanuar duhet të dërgohen me e-mail në adresën: [email protected] , deri më datën 14.10.2024.
Për informacione shtesë ju lutem kontaktoni +383 49 936 908
Ofertat e vonuara do të refuzohen.
Ofertat do të jenë të vlefshme për një periudhë prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e hapjes së ofertave.