Thirrje për Aplikime (Alb/Eng)
Data e publikimit
20-02-2023
Data e perfundimit
05-06-2023
Kategoritë
THIRRJE PËR APLIKIME
Fondacioni Terre des hommes Laussane në Kosovë (TdhK) kërkon ta kontraktojë një kompani marketingu/produksion për dizajnimin dhe implementimin e një fushate vetëdijësuese për promovimin e arsimimit gjithëpërfshirës me fokus të veçantë te fëmijët e cënueshëm dhe në situatë rruge.
INFORMATA TË PËRGJITHSHME
Fondacioni Terre des hommes Laussane në Kosovë (TdhK) është organizatë joqeveritare që punon vazhdimisht në fuqizimin e sistemit qendror dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për ta siguruar ofrimin cilësor të shërbimeve për të gjithë, përfshirë grupet e margjinalizuara. Fushat e ekspertizës përshkojnë një gamë të gjerë, prej ndërhyrjes psiko-sociale te fëmijët e cënueshëm, familjet e tyre dhe komunitetet, e deri tek arsimimi dhe fuqizimi i institucioneve lokale, rajonale e qendrore të Qeverisë, ashtu si edhe ndikimi politik, me qëllim të zhvillimit e implementimit të strukturave adekuate, politikave, standardeve dhe procedurave.
TdhK me programet e saj mbështet institucionet në fuqizimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijës nëpërmjet: a) angazhimit në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogut me ministra, komitete parlamentare, qarqe akademike si dhe palë të tjera relevante; b) mbështetjes së përpjekjeve për operacionalizimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe Kodit të Drejtësisë për të mitur, nëpërmjet zhvillimit të të gjitha akteve nënligjore që derivojnë prej tyre (Udhëzimi për masat e identifikimit, raportimit, referimit dhe hetimit të dhunës, neglizhencës e abuzimit të fëmijëve; Shtëpitë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Tryeza Multi-disciplinare e rrumbullakët për Menaxhimin e Rasteve; Mosha minimale për punësimin e fëmijës/ Parandalimi dhe ndalimi i formave të rrezikshme të punës për fëmijët; si dhe Masat kundër uebfaqeve me përmbajtje pornografike dhe të atyre që dëmtojnë fëmijët, ashtu si edhe Dispozitat dhe Instrumentet monitoruese që derivojnë prej tyre; c) mbështetjes së kapaciteteve të strukturave nën sistemin qendror të Mbrojtjes së fëmijës; d) pilotimit të politikave të reja të shërbimeve sociale me synim të leksioneve të marra dhe/ose replikimit; dhe e) parandalimit, mbrojtjes dhe ri-integrimit të fëmijëve në rrezik apo viktimave të abuzimit, fëmijëve në konflikt me ligjin, krijimit të mekanizmave të referimit dhe përbrenda sistemit arsimor, fuqizimit të shërbimeve sociale, si dhe përfshirjes së të gjithë partnerëve relevantë në mbrojtjen e fëmijëve.
TdhK ka zhvilluar një model të shërbimeve të specializuara për fëmijët në situatë rruge, shërbimeve emergjente për fëmijët në rrezik të lartë dhe nevojë për strehim emergjent, ashtu si edhe shërbimeve të specializuara për fëmijët viktima të abuzimit seksual.
QËLLIMI I AKTIVITETIT
Ngritja e vetëdijes rreth rëndësisë së arsimimit përfshirës, me theks te fëmijët e komuniteteve të margjinalizuara etnike, si romët, ashkalitë dhe egjiptianët, ashtu si edhe fëmijët e cënueshëm që jetojnë në situatë rruge, si dhe luftimi i diskriminimit ndaj komuniteteve të cënueshme jo-shumicë përkitazi me qasjen në shërbime sociale, duke pasur njëkohësisht parasysh rëndësinë e promovimit të të drejtave të fëmijëve dhe mirëqenies së tyre.
Synim i fushatës do të jetë promovimi i qasjes së barabartë në arsim dhe shërbime sociale, duke i adresuar barrierat që ua parandalojnë këtyre fëmijëve dhe komuniteteve qasjen në këto shërbime.
Synim i përgjithshëm i fushatës është të siguruarit se të gjithë fëmijët, pavarësisht sfondit apo rrethanave, kanë mundësi të barabarta në qasje dhe pranim të arsimimit cilësor, si dhe të shërbimeve sociale të nevojshme për zhvillim.
AUDIENCAT E SYNUARA
- Të rinjtë
- Prindërit / të rriturit
- Komuniteti
- Ofruesit e shërbimeve
- Publiku i gjerë.
PËRGJEGJËSITË E OFRUESIT TË SHËRBIMIT
- Të bashkëpunojë dhe konsultohet me ekipin e TdhK-së gjatë fushatës.
- Të jetë në gjendje ta reklamojë me sukses fushatën e vetëdijësimit nëpërmjet mesazheve të dhëna me video, duke u fokusuar se si ta mbërrijë audiencën e synuar, dhe në bashkëpunim me ekipin e projektit të vendosë se cilat informata apo porosi duhet të theksohen për të qenë tërheqëse dhe efektive.
- T’ia përshtasë mesazhet e dhëna me video audiencës së synuar, duke marrë parasysh përshtatjen e nivelit të shkrim-leximit dhe kanaleve të komunikimit.
- Të paraqesë të gjitha konceptet e projektit, dizajnet, skemën e tregimit, fotografitë, transkriptet e video-mesazheve te Terre des hommes – Kosovë për miratim, përpara përpunimit dhe publikimit të mëtejshëm, për t’u siguruar që ato janë në përputhje me Politikën e e Tdh-së për Mbrojtjen e Fëmijëve.
- Fushata duhet të bëhet në gjuhën shqipe. Kompania e marketingut/produksioni duhet ta sigurojë korrigjimin dhe përkthimin në gjuhën angleze.
- Ta vendosë dhe promovojë fushatën në mediat sociale te TdhK-së për dy javë.
Të dorëzueshmet:
*Datat mund të ndryshojnë në rast të një marrëveshjeje reciproke midis Ofruesit të Shërbimeve dhe TdhK-së.
PËRGJEGJËSITË E TERRE DES HOMMES KOSOVË
- Ofrimi i të gjitha informatave dhe materialit të domosdoshëm për ofruesin e shërbimeve në zhvillimin e fushatës.
- Ndihma për kompaninë e Marketingut/ Produksionit gjatë tërë procesit, nëpërmjet dërgimit të komenteve dhe rekomandimeve.
- Miratimi i të gjitha materialeve para publikimit nga Agjencia e kontraktuar e Marketingut/Produksionit.
AFATET KOHORE PËR FUSHATËN
Fushata të zbatohet dhe të dorëzueshmet e para të finalizohen deri më 30 prill, 2023.
KUALIFIKIMET
- Kompania e marketingut/ produksionit duhet të jetë një kompani me përvojë e mediave sociale apo kompani kreative e PR-së, që ka ekip të përkushtuar për menaxhim rrjetesh sociale me stafin/ personelin e kërkuar,
- Dokumentim të përvojës në dizajnim dhe planifikim të fushatave kreative të komunikimit,
- Shkathtësi të shkëlqyeshme të koordinimit/ ndërmjetësimit,
- Punë efektive brenda një afati të shkurtër.
SI DUHET APLIKUAR?
Të gjithë aplikantët e kualifikuar inkurajohen fuqishëm që të aplikojnë dhe t’i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në adresën [email protected]
- CV,
- Një deklaratë të shkurtër mbi konceptin, metodologjitë e propozuara, planin e punës, strukturën dhe qasjet që do të përdoren,
- Portfolion me fushatat e mëparme,
- Ofertën financiare (Neto)
Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur prej 20 shkurtit 2023 dhe deri më 6 mars 2023 në orën 16:00. Ju lutem ta shkruani në subjekt: “Fushatë vetëdijësuese për promovimin e arsimimit gjithëpërfshirës me fokus të veçantë te fëmijët e cënueshëm dhe në situatë rruge”.
Ju lutem ta keni parasysh se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.
Përzgjedhja e ofruesit të shërbimeve do të bazohet mbi:
- Kualifikimet dhe përvojën relevante (30%)
- Konceptin, metodologjinë, planin e punës dhe strukturën (40%)
- Çmimin (30%)
Politika e mbrojtjes së fëmijës:
Të zotohet për respektimin e Politikave të Tdh-së për Menaxhimin e Rrezikut, përfshirë Kodin Glonal të Sjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurisë, Politikat për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual (PSEA) si dhe Rregulloren e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.
Për shkak të numrit të lartë të aplikimeve, Tdh nuk është në gjendje t’i përgjigjet secilit individualisht. Ju lutemi ta keni parasysh se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
CALL FOR APPLICATIONS
Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosovo (TdhK) is seeking to contract a Marketing/ Production company to design and carry out an awareness campaign on promoting inclusive education specifically for vulnerable children in street situation.
GENERAL INFORMATION
Terre des hommes Lausanne Foundation in Kosovo (TdhK) is a Non-Governmental Organization working consistently on strengthening the national and local child protection system, to ensure qualitative delivery of services to all, including socially marginalized groups. Areas of expertise range from direct psycho-social interventions with vulnerable children, their family, and communities, to education and empowerment of local, regional, and national level governmental institutions, as well as policy influencing, with a view of development and implementation of adequate child-sensitive structures, policies, standards, and procedures.
TdhK through its programs supports institutions in strengthening the child protection system through: a) engaging in a policy interventions and/or dialogue with Ministers, Parliament Committees, Academia and other important stakeholders: b) supporting efforts to make the Law on Child Protection (CP) and Juvenile Justice Code operational, by developing all sublegal acts deriving from them (Instruction for measures of identification, reporting, referral and investigation of violence, neglecting and abuse of children; CP Houses; Multidisciplinary Roundtable for Case Management; The minimum age for the child’s employment/Preventing and Prohibiting Dangerous Forms of Child Labour; and Measures against websites with pornographic content and those that harm a child as well as Guidelines and Monitoring Instruments deriving from them): c) supporting the capacities of the structures under the national Child protection system; d) piloting new social service policies with a view of lesson learning and/or replication; and e) preventing, protecting and re-integrating children at risk or victims of abuse, exploitation/trafficking, children in conflict with the law, creating referral mechanisms and within the education system, strengthening social services and involving all other relevant partners in protection of children.
Tdh Kosovo has developed a model of specialized services for children in street situation, emergency services for children who are found at high risk and need immediate sheltering and specialized services for children who are victims of sexual abuse.
PURPOSE OF THE ACTIVITY
Raising awareness on the importance of inclusive education, with a focus on children from ethnically marginalized communities such as Roma, Ashkali and Egyptians, and other vulnerable children who live in street situations, and combating discrimination against vulnerable non-majority communities in accessing social services, as well as promoting child rights and wellbeing.
The campaign will aim to promote equal access to education and social services by addressing the barriers that prevent these children and communities from accessing these services.
The overall goal of the campaign is to ensure that all children, regardless their background or circumstances, have equal opportunities to access and receive qualitative education and social services they need to thrive.
TARGET AUDIENCES
- Young people
- Parents / adults
- Community
- Service Providers
- General public
RESPONSIBILITIES OF THE SERVICE PROVIDER
- Collaborate and consult with the TdhK project team, throughout the campaign period.
- Be able to successfully advertise the awareness campaign through video messaging, focusing on how to target the audience and target groups, and in collaboration with the project team discuss what information or messages should be highlighted to be attractive and effective.
- Adapt the campaign messages to the target, considering the adaptation of the literacy level and communication channels.
- Submit all project concepts, designs, storyboards, visual photographs, video message transcripts to Terre des hommes in Kosovo for approval, before further processing and publication, to ensure that they are in in line with the Terre des hommes Child Protection Policy.
- The campaign should be done in the Albanian language. The Marketing/ Production company should provide, proofread, and incorporate the translations in English language.
- Place and promote the campaign in TdhK’s social media for two weeks.
Deliverables:
*The dates can be subject to change following a mutual agreement between the Service Provider and TdhK.
RESPONSIBILITIES OF TERRE DES HOMMES KOSOVO
- Provide all the information and materials that are necessary for the Marketing/ Production Company in the development of the campaign.
- Assist the Marketing/ Production Company throughout the process by sending comments and recommendations.
- Approval of all materials before being published by the contracted Marketing/ Production Agency
TIMELINE FOR THE CAMPAIGN
Campaign implemented and first deliverables finalized by 30th April 2023.
QUALIFICATIONS
- The Marketing/ Production Company must be an experienced social media company or a creative/ media/ PR company that has a dedicated team for social media management with the required staff/ personnel.
- Proven track record of designing and planning creative communications campaigns,
- Excellent coordination/ facilitation skills,
- Work effectively in the short term.
HOW TO APPLY?
All qualified applicants are strongly encouraged to apply and to submit the following documents to [email protected]
- Curriculum Vitae
- A brief statement on the concept, proposed methodologies, workplan, structure and approaches to be used
- Portfolio with relevant works developed
- The financial offer (Net)
Application for this service will be open from 20th of February 2023 until 6th of March 2023 at 16:00 o’clock. Please include “Awareness campaign on promoting inclusive education specifically for vulnerable children in street situation” in the subject line.
Please note that applications received after the deadline will not be considered.
Selection of the Service Provider will be based on:
- Qualifications and relevant experience (30%)
- Concept, methodology, workplan and structure (40%)
- Price (30%)
Child Safeguarding Policy:
To commit to respect Tdh Risk Management Policies including Global Code of Conduct, Commitments towards Child Safeguarding, Anti-Fraud and Corruption Policy, Security and Safety Policy, Policy on the Protection from Sexual Exploitation and Abuse (PSEA)and General Data Protection Regulation (GDPR).
Due to the high numbers of applications, Tdh is not in a position to respond to everyone individually. Please note that only short-listed candidates will be contacted.
Apliko këtu