Thirrje për aplikim në trajnimin ”Zhvillimi dhe organizimi i komunitetit”
Data e publikimit
15-10-2024
Data e perfundimit
02-12-2024
Kategoritë
Thirrje për aplikim në trajnimin ”Zhvillimi dhe organizimi i komunitetit”
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes Programit për Angazhim Qytetar të cilin e zbaton në partneritet me misionin e USAID në Kosovë, gjatë muajve tetor-dhjetor 2024 do të organizojë trajnimin gjashtë-ditor me temën “Zhvillimi dhe organizimi i komunitetit”. Trajnimi përfshin tri module, ku secili modul do të mbahet nga dy ditë brenda një muaji.
Trajnimi “Zhvillimi dhe organizimi i komunitetit” ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve dhe kompetencave të OShC-ve dhe grupeve joformale të shoqërisë civile mbi hartëzimin dhe organizimin e komunitetit, ndërtimin e praktikave për angazhimin e konstituencës, si dhe rrjetëzimin me akterët e tjerë në komunitet.
Kush mund të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë të gjitha OShC-të apo grupet joformale në Kosovë, të cilat kanë interesim dhe vendosmëri për të mësuar dhe zbatuar në praktikë njohuritë e teknikat për zhvillimin dhe organizimin e konstituencës.
Të drejtë aplikimi kanë të gjitha OShC-të apo grupet joformale në Kosovë, të cilat kanë interesim dhe vendosmëri për të mësuar dhe zbatuar në praktikë njohuritë e teknikat për zhvillimin dhe organizimin e konstituencës.
Secila OShC ose secili grup joformal duhet të propozojë një anëtar të stafit, përgjegjësit e të cilit/cilës ndërlidhen me zhvillimin e komunitetit, dhe zgjerimin e konstituencës së organizatës.
Kriteret e aplikimit:
- Të jetë OShC e regjistruar në Kosovë, apo grup joformal që vepron në Kosovë;
- Të jetë OShC apo grup joformal që vepron kryesisht në nivel lokal;
- Të ketë identifikuar si nevojë ndërtimin e kapaciteteve për zhvillimin dhe organizimin e konstituencës;
- Të ketë aktivitet në komunitetit dhe/ose interesim për përfshirje të qytetarëve/eve në punën e organizatës;
- Për OShC-të aplikuese, anëtari/ja e stafit që aplikon preferohet të jetë staf senior, si udhëheqësi/sja e organizatës ose personi përgjegjës për zhvillimin dhe organizimin e komunitetit.
Të gjitha detajet dhe linkun për aplikim i gjeni në vegëzën: https://tinyurl.com/Trajnimi
Afati i fundit për aplikim: ???????? ???????????????????? ????????????????.