www.ofertapune.net Thirrje e hapur për pjesëmarrje në Masterklasat Profesionale | BCC & EBRD | PunaIme

Thirrje e hapur për pjesëmarrje në Masterklasat Profesionale | BCC & EBRD

Kompania

Business Consultants Council (BCC)

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

12-05-2022

Data e perfundimit

25-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Thirrje e hapur për pjesëmarrje në Masterklasat Profesionale  | BCC & EBRD

Business Consultants Council (BCC) në bashkëpunim me bankën BERZH dhe financuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë, ftojnë të rinjtë në biznes dhe studentët e universiteteve të Kosovës deri në moshën 35 vjeҫ, që të regjistrohen për pjesëmarrje në Masterklasat Profesionale të dedikuara për sektorin e konsulencës menaxheriale.

Modulet të cilat do të trajtohen në formatet e Masterklasave do të jenë:
●          Essentials of Management Consulting
●          Management Consulting Common Body of Knowledge
●          The Consulting Process and Consulting Careers
●          Professionalism and Ethics
●          Types of Consulting firms and managing and Consulting Firm
●          Implementation of Consulting

Sesionet e Masterklasave janë të dedikuara për trajnime të thelluara dhe përmbajtësore nga ekspertë me përvojë. Gjatë këtyre sesioneve, do të trajtohen probleme dhe sfida nga bota reale duke ndërlidhur industrinë e konsulencës me llojet e ndryshme të bizneseve dhe institucioneve në Kosovë.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të takojnë ekspertë të fushave të ndryshme nga sektori i konsulencës dhe do të përfitojnë këshilla praktike për të filluar karrierën profesionale përmes konsulencës menaxheriale.

Masterklasat janë të hapura për grupin 3 dhe 4, ku do të zgjasin 4 ditë dhe mbahen në format online me kohëzgjatje 2 orë në datat 16. 17, 18 dhe 20 Maj.

Pjesëmarrësit që ndjekin të gjitha modulet e Masterklasave, do të pajisen me certifikata të pjesëmarrjes, pas përfundimit të programit.Pjesëmarrja është pa pagesë regjistrimi i pjesëmarrjes bëhet përmes vegëzës në vijim:
https://cutt.ly/YGGMjQs