www.ofertapune.net Termat e Referencës: Kontratë shërbimesh Shërbime për video produksion | PunaIme

Termat e Referencës: Kontratë shërbimesh Shërbime për video produksion

Kompania

EUKOJUST

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

31-05-2023

Data e perfundimit

14-01-2024

Kategoritë

Prishtinë 08/05/2023
Ref. Nr. RfQ 01-05/23

Tema: Kërkesë për Kuotim për shërbime të video produksionit

Rreth Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë

“Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë” është projekt i financuar nga BE-ja që zbatohet nga konsorciumi i përbërë nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), Qendra për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC) dhe Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike e Kroacisë. Projekti synon të mbështesë reformat në sektorin e drejtësisë në Kosovë sipas standardeve evropiane dhe atyre ndërkombëtare.

Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë shpall Kërkesë për Kuotim për shërbime të video produksionit për prodhimin e 5 (pesë) videove, në pajtim me Termat e Referencës për shërbimin e kërkuar. Funksioni kryesor i këtyre videove do të jetë prezantimi i punës së projektit dhe mbështetja e tij për institucionet përfituese.

Detyrat e detajuara, kërkesat dhe kriteret e vlerësimit janë dhënë në Shtojcën 1 – Termat e Referencës.

Në mënyrë që të kualifikoheni për ofertim, duhet të dorëzoni dokumentet e mëposhtme:

– Certifikatën e numrit unik identifikues të biznesit

– Certifikatën e TVSh-së, në rast se aplikohet

Në rast se oferta juaj zgjidhet, do të nënshkruhet një kontratë shërbimi. Kohëzgjatja e kësaj kontrate do të jetë midis qershorit 2023 dhe dhjetorit 2023. Data e parashikuar e fillimit të kontratës është në qershor 2023.

Gjithashtu, ju njoftojmë se në një rast të tillë do t’ju kërkohet të dorëzoni dokumentin në vijim, brenda tre ditëve pune sipas kërkesës:

– Vërtetimin Tatimor, si dëshmi se kompania juaj nuk ka obligime tatimore.

Nëse ofertuesit kanë borxhe ndaj ATK-së dhe marrëveshje përkatëse me ATK-në për shlyerjen e këtyre borxheve me këste, ndërsa pagesat janë kryer sipas kësaj marrëveshjeje, ofertuesi do të konsiderohet i kualifikuar në këtë procedurë të prokurimit.

Gjithashtu, me rastin e dorëzimit të ofertës, kompania juaj pajtohet se nuk gjendet në ndonjërën nga situatat e përmendura më poshtë:

  • në falimentim, në procedurë të likuidimit ose shpërbërjes, pasuritë e saj administrohen nga një likuidues ose nga një gjykatë, është në një marrëveshje me kreditorët, afarizmi i saj është pezulluar ose është në ndonjë situatë të ngjashme që lind nga një procedurë e ngjashme e paraparë me legjislacionin e Bashkimit Evropian ose atë vendor;
  • kompania është fajtore për shkelje të rëndë profesionale, duke shkelur ligjet ose rregulloret e zbatueshme ose standardet etike të profesionit të cilit i përket kompania, ose duke u përfshirë në ndonjë sjellje të gabuar që ka ndikim në besueshmërinë e saj profesionale kur një sjellje e tillë tregon qëllim të gabuar ose neglizhencë e rëndë;
  • kompania është fajtore për mashtrim/korrupsion/sjellje në lidhje me një organizatë kriminale/pastrim parash ose financim terrorist/vepra terroriste ose vepra të lidhura me veprimtari terroriste/punë të fëmijëve ose vepra të tjera në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore;
  • ka treguar mangësi të konsiderueshme në përmbushjen e detyrimeve kryesore, në ekzekutimin e një kontrate ose një marrëveshjeje të financuar nga buxheti i BE-së, e cila ka çuar në ndërprerjen e saj të parakohshme ose në zbatimin e dëmeve të likuiduara ose ndëshkimeve të tjera kontraktuale, ose që janë zbuluar pas kontrolleve,  auditimeve ose hetimeve nga një autoritet kontraktues, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ose Gjykata e Auditorëve;
  • kompania ka krijuar një njësi ekonomike nën një juridiksion tjetër, me synimin për të anashkaluar detyrimet fiskale, shoqërore ose ndonjë detyrim tjetër ligjor në juridiksionin e zyrës saj të regjistruar, administratës qendrore apo selisë qendrore të biznesit.

JU LUTEM, KINI PARASYSH SE KY NUK ËSHTË NJË URDHËR BLERJE

Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë rezervon të drejtën për dhënie të kontratës pa diskutim (negocim), bazuar në propozimet fillestare.

BUXHETI

Buxheti maksimal për këtë kontratë është 30,000.00 €.

ÇMIMI

Ofruesi duhet të ofrojë një shumë të përgjithshme çmimi me TVSH dhe pa TVSH (nëse TVSH nuk është e aplikueshme kjo duhet të specifikohet qartë), por ju lutemi të informoheni se Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë si projekt i financuar nga BE-ja, është i liruar nga pagimi i TVSH-së sipas nënparagrafi 2.1 i nenit 30 të Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH-në dhe në bazë të nënparagrafit 3.1 të nenit 33 të Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH-në.

VALIDITETI I TENDERIT

Tenderët duhet të kenë afat validiteti te paktën 60 ditë pas mbylljes së afatit për dorëzim të ofertave.

DATA/ KOHA E MBYLLJES

Ju lutemi që ofertën tuaj në formatin pdf në gjuhën angleze në adresën elektronike: [email protected], cc: [email protected], [email protected], [email protected] dhe [email protected], më së voni deri në fund të ditës më 6 qershor 2023, me titull: Shërbimet e Video Produksionit.

Të gjitha pyetjet në lidhje me KpK, duke përfshirë çdo kërkesë për informacion dhe sqarim, duhet t’u drejtohen kontakteve të më sipërme, jo më vonë se data 31 maj 2023, ora 16:30.


Prishtinë 08/05/2023
Ref. No. RfQ 01-05/23

Subject: Request for quotation for Video production services

About European Union Kosovo Justice Sector Programme

“European Union/Kosovo Justice Sector Programme” is an EU-funded project implemented by a consortium consisting of the German Foundation for International Legal Cooperation (IRZ), Centre for International Legal Cooperation (CILC), and the Ministry of Justice and Public Administration of Croatia. The project seeks to support the reforms of the Kosovar justice sector in line with European and international standards.

European Union/ Kosovo Justice Sector Programme is requesting the quotation for provision of video production services for production of 5 (five) videos, in accordance with the attached Terms of Reference for the service required. The main function of this video will be to introduce the project work and its support provided to beneficiary institutions.

Detailed tasks, requirements and evaluation criteria are provided in the Appendix 1 – Terms of Reference.

To be eligible to bid, the following documents are required:

  • Business Unique Identification Number Certificate.
  • VAT Certificate, if applicable.

In case your offer is selected, a Service Contract will be signed. The duration of this contract will be between June 2023 and December 2023. The expected starting date is in June, 2023.

In addition, please be informed that in such a case you will be required to submit the following document, within three working days upon request:

  • Tax Certificate, as proof that your company has no outstanding tax obligations.

If the bidders have debts towards KTA and respective agreement with KTA  for payment of those debts in installments, whereas the payments are executed according to such agreement, the bidder will be considered eligible in this procurement procedure.

Furthermore by submitting an offer your company gives a consent that it is not in one of the following situations:

  • it is bankrupt, it is subject to insolvency or winding-up procedures, its assets are being administered by a liquidator or by a court, it is in an arrangement with creditors, its business activities are suspended or it is in any analogous situation arising from a similar procedure provided for under Union or national law.
  • the company is guilty of grave professional misconduct by having violated applicable laws or regulations or ethical standards of the profession to which the company belongs, or by having engaged in any wrongful conduct which has an impact on its professional credibility where such conduct denotes wrongful intent or gross negligence;
  • the company is guilty of the fraud / corruption / conduct related to a criminal organization / money laundering or terrorist financing / terrorist offences or offences linked to terrorist activities/ child labour or other offences concerning trafficking in human beings.
  • it has shown significant deficiencies in complying with the main obligations in the performance of a contract or an agreement financed by the Union’s budget, which has led to its early termination or to the application of liquidated damages or other contractual penalties, or which has been discovered following checks, audits or investigations by a contracting authority, the European Anti-Fraud Office (OLAF) or the Court of Auditors;
  • the company has created an entity under a different jurisdiction with the intent to circumvent fiscal, social or any other legal obligations in the jurisdiction of its registered office, central administration, or principal place of business.

PLEASE NOTE THAT THIS IS NOT A PURCHASE ORDER

European Union Kosovo Justice Sector Programme reserves the right to award the contract without discussion (negotiation) based upon the initial proposals.

BUDGET

The maximum budget available for this contract is 30,000.00 €.

PRICE

The Offeror must provide lump sum price with VAT and without VAT (if VAT is not applicable this should be clearly specified), but please be informed that the European Union Kosovo Justice Sector Programme as an EU funded project, is exempted from paying VAT according to subparagraph 2.1 of Article 30 of Law No.05/L-037 on VAT and pursuant on sub-paragraph 3.1 of Article 33 of Law No.05/L-037 on VAT.  

TENDER VALIDITY

Tender validity must be at least 60 days after the deadline for submission of offers.

Date/time of closure

Please submit proposals in pdf format, in English language to the email address: [email protected], cc: [email protected], [email protected], [email protected] and [email protected], at latest by the end of the day on 6th June, with the subject line: Video production services.

All inquiries related to the RFQ including any request for information and clarification are to be directed to the above contacts, not later 31st May, at 16:30.