www.ofertapune.net Teknik (serviser) i teknikës së bardhë | PunaIme

Teknik (serviser) i teknikës së bardhë

Kompania

Aztech Sh.P.K.

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

25/09/2020

Data e perfundimit

15-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë për lëminë e elektroshtëpiakeve në tregun Kosovar. Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës.

Aztech Shpk për Zyrën Qendrore kërkon të rekrutojë me orar të plotë; 
Teknik (serviser) i teknikës së bardhë 
Detyrat dhe përgjegjsitë: 
• Të kryej servisimet në teren dhe në servis;
• Të bëjë kontrollimin e pajisjes për të ardhur deri tek diagnostifikimi;
• Të riparoj apo zëvendësoj pjesët jo operative;
• Tu jap udhëzime konsumatorëve rreth përdorimit të pajisjeve;
• Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.
Kualifikimet:
• Preferohet të ketë të përfunduar shkollimin apo ndonjë trajnim relevant;
• Preferohet të këtë eksperience pune ne fushën e teknikës së bardhë;
• Të këtë njohuri teknike të pajisjeve të teknikës së bardhë si: Lavatriqe, enëlarëse, shporet elektrik / furrë, frigorifer / friz, thithëse elektrike etj.;
• Të ketë njohuri të mira të sistemeve elektronike;
• Të jetë i gatshëm për trajnime të vazhdueshme;
• Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj nën presion;
• Kërkohet leje e vozitjes (kategoria B);
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët.
Ne ofrojmë:
• Orar fleksibil të punës,
• Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
• Mundësi reale të zhvillimit profesional,
• Njohje të teknologjive sipas trendëve të reja të zhvillimit, dhe
• Pagë konkurruese.
Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/puna/ 

Afati për aplikim deri me datë: 15.10.2020. 
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.