www.ofertapune.net Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve | PunaIme

Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve

Kompania

Art House Sh.p.k

Lokacioni

Ferizaj , Gjilan

Data e publikimit

09/06/2020

Data e perfundimit

24-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Administratë

MUNDËSIA PUNËSIMIT

Ne jemi duke kërkuar një Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve dhe që do të jetë ndërlidhësi midis kompanisë sonë dhe klientëve të tijë aktual dhe potencial. Kandidati i suksesshëm do të jetë në gjendje të jetë përgjegjës për planifikim, mbarëvajtje të punëve për servisimin apo për mirëmbajtjen e projekteve të ndryshme që realizohen në departamentin e servisit.

Teknik për servisimin dhe mirëmbajtjen e fotokopjeve dhe printerëve

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për sërvisimin dhe mirëmbajten e paisjeve të të gjitha projekteve në orare të caktuara nga menaxhementi i servisit;
  • Përgjegjës për identifikimin e burimit të problemit në rast të prishjes së pajisjeve;
  • Bashkëpunon me Menaxherin e Servisit në rast të nevojës për ndërrim të pjesëve apo për identifikim të problemeve të jashtëzakonshme;
  • Është i obliguar që gjatë intervenimit në pajisje të ndryshme të ketë me vete mjetet e punës si dhe formularët për përshkrimin e punës së kryer;
  • Obligohet të ketë kujdes për pamjen personale (i rruar, i nënqethur, veshje elegante);
  • Obligohet që ta respektoj Rendin shtëpiak të ndërrmarrjes.

Kualifikimet

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Shkathtësi të avancuara ne servisimin dhe mirembajtjen e fotokopjeve dhe printerëve;
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim;
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin;
  • Aftësi për të komunikuar me klientët në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje;
  • Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm;
  • Aftësi për të pranuar me numër të madh të klientëve për çdo ditë;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të dëgjuar;
  • Shkathtësi të fuqishme ndërpersonale;
  • Qasje të këndshme dhe pozitive në komunikimin me klientë;
  • Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive;
  • Përvojë në punët me klientë.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV;
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale;
  • Referencat e punës.

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: [email protected], dhe tek rubrika “subject” të ceket EMRI MBIEMRI DHE POZITA E KANDIDATIT E SAKTE PER TE CILEN APLIKONI.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 24.06.2020.

Regjionet: Ferizaj dhe Gjilan.

Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.