www.ofertapune.net Teknik në CNC | PunaIme

Teknik në CNC

Kompania

ProHomeDesign

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

17-05-2023

Data e perfundimit

31-05-2023

Lloji i orarit

Full Time

Pro Home Design me lokacion në Miradi të Epërme, është fabrikë e përpunimit të drurit, metalit, iverpllakës, mediapanit dhe mobilieve të kopshtit.

Ne kërkojmë punëtor të motivuar të bashkohen me ekipin tonë për pozitën:

Teknik në CNC  

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Planifikon punën e makinës me komandë numerike (CNC) duke studiuar urdhrat e punës, projektet, planet inxhinierike, materialet, specifikat, vendndodhjet e sipërfaqeve dhe parametrat e makinerisë për prodhimin nga druri;
  • Mban nën kontrollë specifikat mbi shpuarjen, prerjen,grryerje, bluarje, dhe të tjera funksione me anë të maqinës;
  • Implementon veprime të sigurta duke i’u përmbajtur procedurave dhe rregulloreve të sigurisë;
  • Kontrollon pajisjet duke ndërmarë hapat e nevojshëm mbi mirëmbajtjen e tyre;
  • Azhuron shënimet dhe raportet mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara;
  • Pranon detyra të tjera të përcaktuara nga drejtori ose udhëheqësi i drejtpërdrejt;

Kualifikimet dhe Përvoja:

  • Së paku 2 vite përvojë pune të dëshmuar në makina të kompjuterizuara me komandë numerike (CNC);
  • Njohuri profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme funksionale, teknike, analitike dhe organizative;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor;
  • Njohuri të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;
  • Posedimi i patentë shoferit, Kategoria B;

Ne ofrojmë: 

  • Zhvillim professional;
  • Pagë konkuruese;
  • Ambient komod të punës;
  • Shujtë ditore

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në e-mail adresën: [email protected] ose të kontaktojnë në numrin : 045/268-695

Data e fundit për aplikim: 17.05.2023

Apliko këtu