www.ofertapune.net Teknik i lartë i Ngrohjes Qëndrore | PunaIme

Teknik i lartë i Ngrohjes Qëndrore

Kompania

InterAdria

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21-06-2022

Data e perfundimit

24-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Teknik I lartë i Ngrohjes Qëndrore

Detyra dhe përgjegjësitë :

  • Leximi dhe interpretimi i skemave;
  • Montimi dhe pozicionimi i sistemeve ngrohëse dhe klimatizimit;
  • Instalimi, lidhja dhe rregullimi i pajisjeve shtesë në sistemet e ngrohjes dhe klimatizimit;
  • Montimi i paisjeve fundore si radiator, fancoil, valvula, pumpa, kembyes te ndryshme;
  • Zëvendësimi dhe riparimi i elementeve dhe pajisjeve jo funksionale;
  • Kontrollimi dhe testimi i makinave, pajisjeve dhe sistemeve;
  • Matja, prerja, lakimi dhe saldimi i tubave duke përdorur mjetet e duhura (saldimi me gaz, saldim elektrik);
  • Gatishmëri të udhëheqë ekip;
  • Dorëzon tek klienti sistemin e instaluar dhe i jep atij shpjegimet dhe udhëzimet e nevojshme të përdorimit;

Kualifikimi dhe përvoja :

  • Diplomë e shkollës së mesme profesionale në drejtimin “Instalim i ngrohjes dhe klimatizimit“;( e preferueshme)
  • Përvojë pune e dëshmuar së paku (5) vjeçare në lëminë e njejtë ose të ngjajshme;
  • Shkathtësi në instalim dhe kontroll të funksioneve;
  • Shkathtësi në koordinim, monitorim dhe menaxhim të kohës;
  • Shkathtësi analitike për të vlerësuar performancën dhe cilësinë e produkteve dhe proceseve;
  • Të jetë i aftë të kryejnë aktivitete fizike dhe të përdorin forcën e muskujve për periudha të gjata kohore;
  • Aftësi për t’u përshtatur në punën në grup;

Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara mund aplikojnë duke dorëzuar CV-në dhe kopje të dokumenteve të kualifikimeve profesionale në e-mail adresën e kompanisë: [email protected]

Data e fundit per aplikim: 21.07.2022