www.ofertapune.net Teknik i Kontabilitetit | PunaIme

Teknik i Kontabilitetit

Kompania

Zagragja & Associates

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-01-2023

Data e perfundimit

26-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Zagragja & Associates, kompani lidere në fushën e kontabilitetit me mbi 17 vite në treg, me mbi 300 klientë të cilëve u ofron shërbime të kontablitetit, mbajtjes së librave, taksave dhe këshillim financiar, ofron mundësi punësimi për disa pozita.

Pozita: Teknik i Kontabilitetit

Roli: Jemi në kërkim të një Tekniku të Kontabilitetit për t’iu bashkuar ekipit tonë. Detyrat dhe përgjegjësitë përfshijnë mbajtjen e kontabilitetit për transaksione financiare, përditësimin e pasqyrave financiare, përgatitjen e raporteve mujore financiare dhe llogaritjen e taksave mbi pagat. Puna kryhet nën mbikëqyrjen e menaxherit përderisa ju mësoni më shumë për punën e kontabilistit dhe situatat e ndryshme të klientëve.

Përgjegjësitë:

  • Të komunikojë me klientë për të mbledhur informacione/dokumentacione të javës/muajit paraprak.
  • Të bëjë regjistrimin e të dhënave për fatura të shitjes dhe blerjes.
  • Të bëjë përpilimin e librave të shitjes dhe blerjes.
  • Të përfaqësojë klientë në procedura të Administratës Tatimore.

Shkathtësitë dhe Kualifikimet:

  • Të ketë njohuri të legjislacionit për standardet e kontabilitetit.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në regjistrimin e të dhënave.
  • Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shakthtësi ndërpersonale.
  • Përvojë paraprake minimum 1-vjeçare në regjistrimin e të dhënave duke përdorur softuer të avancuar.
  • Diplomë Bachelor në Ekonomi/Financa ose në një fushë të ngjashme.
  • Njohja e gjuhës angleze.

Benefitet:

  • Sigurim shëndetësor
  • Pagë konkuruese
  • Udhëtime grupore me ekipë (Team retreats)
  • E premtja e fundit e muajit pushim

Data e fundit për aplikim: 12 shkurt 2023

Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj në emailin [email protected]