www.ofertapune.net Teknik (e) | PunaIme

Teknik (e)

Kompania

Teatri ODA

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

08/06/2021

Data e perfundimit

30-06-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

KONKURS

për 1 (një) Teknik(e)

Hapësira e Teatrit ODA në Prishtinë menaxhohet nga ODA dhe Qendra Multimedia si një hapësirë e pavarur kulturore e  përkushtuar në zhvillimet profesionale e bashkëkohore të artit teatror në veçanti, duke nxitur ndërlidhjen me disiplinat tjera artistike, duke krijuar dhe prezantuar kështu program të rregullt artistik për publikun.

Teknik(e)

Përshkrimi i punës

Lokacioni i punës: Teatri ODA Prishtinë, si dhe në terren sipas nevojave.

Lloji i veprimtarisë: Mbarëvajtja teknike e aktiviteteve dhe objektit të Teatrit ODA

Lloji i punës: I punësuar me orar të plotë të punës, 40 orë punë në javë, me orar të ndryshueshëm bazuar në aktivitetet e Programit.

Pozita: Teknik(e) – do t’i raportojë menaxhmentit të Teatrit ODA dhe Qendra Multimedia dhe të kontraktuarve në projekte sipas marrëveshjes paraprake.

Përshkrimi i detyrave të punës: Të udhëheq dhe menaxhojë punët teknike të Teatrit, përfshirë aspektet teknike të rrymës elektrike, ndriçimit, zërimit, skenografive, rekuizitave, kostumeve dhe aspekteve tjera teknike të produksioneve,  projekteve dhe ngjarjeve që organizohen në Teatrin ODA dhe terren sipas orarit të planifikuar.

Detyrat dhe përgjegjësitë: Është përgjegjës kryesor për mbarëvajtjen teknike të punëve në hapësirën e Teatrit ODA si dhe terren (kur kërkohet).  Është i/e obliguar të marr pjesë në trajnimet që organizohen, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe njohurive.

Trajnimet dhe edukimi i nevojshëm: Shkollim profesional në fushën e elektro-teknikës, apo të ngjashme. Kërkohet trajnim i certifikuar për punë me energji elektrike. Përvoja paraprake me teknikë të ndriçimit dhe zërimit është përparësi. Njohje bazike e punës me kompjuter është e nevojshme. Njohja bazike e gjuhës angleze është përparësi.

Kushtet e punës: Obligohet t’i përshtatet orarit të punës sipas rrethanave që dalin. Të punojë edhe nën kushte jo gjithherë të përshtatshme dhe të jetë në gjendje të punojë nën presionin e kohës ashtu siç mund ta kërkojnë ndonjëherë rrethanat e punës.

Paga dhe benefitet: janë të rregulluara sipas kontratës, me periudhë provuese prej 3 (tre) muajsh.

Nëse mendoni se i përmbushni kushtet për këtë pozitë ju lutem na dërgoni:

  • një CV me detajet e kontaktit;
  • një letër të shkurtër motivimi, pse do të donit të punonit në këtë pozitë;
  • diplomat, certifikatat adekuate për shkollim/përvojën paraprake.

Dokumentet e kompletuara dërgohen në e-mail adresën [email protected] dhe [email protected]  më së largu deri më 30 qershor 2021.

Kandidatët e para-seleksionuar të rrethit të ngushtë do të thirren për intervistë dhe testime të vogla në detyra specifike.