Supervizor klinik

Kompania
The Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims KRCT
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
19/06/2020
Data e perfundimit
30-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shëndetësi
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës shpallë:
Konkurs: Supervizor klinik për mbështetje të Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ofron shërbime psikosociale dhe mjekësore për të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe është e autorizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për mbështetjen e procesit për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.
Statusi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, konstatohet nga Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, i përbërë nga nëntë anëtarë, mbështetur nga Sekretaria e Komisionit e përbërë nga tre anëtarë.
Me qëllim të mbështetjes së punës të anëtarëve të Komisionit qeveritar si dhe anëtarëve të Sekretarisë, ne do të kontraktojmë një mbikqyrës/supervizor klinik.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgaditja dhe realizimi i takimeve të rregullta individuale/grupore (së paku një herë në muaj) me anëtarët e komisionit /sekretarisë
- Diskutimi dhe reflektimi për çështjet profesionale praktike, sfidave në shqyrtimin e lëndëve
- Ofrimi i mbështetjes emocionale për anëtarët e komisionit dhe këshillave specifike për punë me raste të veçanta dhe për ngritjen e performancës në raport me palët që intervistohen
- Zhvillimi i teknikave dhe strategjive ne ballafaqim me emocione të forta dhe parandalimi i djegies profesionale
- Teknika relaksimi – trup/mendje
- Promovimin e mirëqenjes psikologjike dhe rritjes së reziliencës për anëtarët e komisionit/sekretarisë
Te drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e më poshtme:
- Të kenë të përfunduar studimet e larta në fushën e Shëndetit mendor (Psikologji, Psikatri ose të ngjajshme) dhe të kenë licence për punë profesionale
- Të kenë përgaditje specifike për supervizim si dhe përvojë në ofrimin e supervizimit
- Të kenë shkathtësi komunikimi dhe ndërveprimi
- Fleksibilitet dhe i/e orientuar në nevojat e anëtarëve te komisionit/ sekretarisë
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Curriculum Vitae dhe dëshmi tjera për përvojën e mëparshme
- Letër motivimi
Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në formë elektronike në: [email protected]
Konkursi mbetet i hapur deri më 30 Qershor 2020, ndërkaq do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistim.