Stomatolog/e praksës së përgjithshme

Kompania

Komuna e Gjilanit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Gjilan

Data e publikimit

13/07/2021

Data e perfundimit

29-07-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shëndetësi

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, Komuna e Gjilanit shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit punës: Stomatolog i praksës përgjithshme: në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”-Gjilan
Institucioni: Komuna e Gjilanit
Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale-QKMF
Lloji i pozitës: Nënpunës i Shërbimit Publik
Numri i pozitave: (1) Një
Titulli i mbikqyrësit: Shefi i Shërbimit Stomatologjik
Grada/Koeficienti: 7.2
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veqanta për pranimin e zyrtarëve publik:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me ligjin për gjuhët
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të mos ketë në fuqi ndonjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligjit.

Detyrat dhe përgjegjësitë e stomatologut.

  • Kryen punet profesionale te nderlidhura me sherbimin polivalent
  • Bene sherimin, kiretazhin si dhe ekstraksionin e dhembeve
  • Kryen te gjitha procedurat mjekuese urgjente : ndalja e dhimbjes, drenazha, largimi i ures, incizione, referime per sherim , ekzaminim diagnostike shtese
  • Pershkruan barerat dhe percjell gjendjen e
  • Percjell edukimin e mjekeve dhe kuadrit te mesem mjeksore ne praktiken profesionale obligative
  • Bashkpunon me profesionistet tjer shendetsore

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Te kete te kryer fakultetin e mjeksis, drejtmi stomatologjis i pergjitheshem
  • Licensen perlkkatese te leshuar nga organi kompetent

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar
  • Rezymeja personale ( CV)
  • Dokumenti personal ( Leternjoftimi apo Pasaporta), fotokopje
  • Diploma e kualifikimit
  • Kopjet e Licensës
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuar nga MASHT
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime ( Origjinali )
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga Komisioni

Dokumentat duhet të jenë në Kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të rkohen në rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të rteta do të konsiderohen vetem ato informata të cilat do të jenë të shmuara ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 15.07.2021. deri më 29.07.2021(16:00)

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbimet me Qytetar, në ndërtesën e administratës së përgjithshme së Gjilanit, si dhe mund të shkarkohen nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjilanit, dhe të plotësuara dorëzohen në zyrën e pranimit.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.

-Për shkak të numrit të madh të rkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Apliko këtu