www.ofertapune.net Sportelist/e Arkëtar/e | PunaIme

Sportelist/e Arkëtar/e

Kompania

Credins

Lokacioni

Ferizaj

Data e publikimit

31-07-2023

Data e perfundimit

03-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Sportelist/e Arkëtar/e

Dega Ferizaj     

Qëllimi i pozicionit:

Misioni i Degës së Bankes është të sigurojë ushtrimin e veprimtarisë bankare në perputhje me ligjet, duke ofruar të gjitha produktet dhe shërbimet bankare si pagesa të institucioneve shtetërore, ose private, hapje llogarie, depozitë, transferta, këmbime valutore, etj në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Pozicioni i Sportelist/e Arkëtar/e duhet të ofrojë shërbim në kohë dhe në standartet e aplikuara në Bankë ndaj cdo klienti që paraqitet në ambjentet e Bankës Credins Kosovë për të krye veprime në arkë, duke respektuar të gjitha aktet normative të Bankës Credins Kosovë dhe akteve të tjera ligjore të cilat lidhen me punën. Ky pozicion ndër të tjera siguron: ruajtjen e parave, përpunimin e parasë sipas të gjitha rregullave të përcaktuara, mban dokumentacionit përkatës dhe është përgjegjës për regjistrimin e saktë të transaksioneve në sistemin e Bankes.

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet, manaxhim
  • Eksperienca të mëhershme pune në bankë përbën avantazh;
  • Duhet të ketë gatishmërinë për të punuar me klientet dhe të jetë e saktë në përpunimin e cashit;
  • Njohuri shumë të mira në MS Office (sidomos në Excel);
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese dhe planifikuese;
  • Aftësi shumë të mira përshtatje për të punuar në grup;
  • Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur detyrat në kohë;
  • Zotimi i certifikime dhe trajnimeve përbën avantazh

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV  bashkë me një letër motivuese në adresën: [email protected]

CV-të do të pranohen vetëm në formatin PDF dhe vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 15.08.2023