www.ofertapune.net Specialistë të Planifikimit dhe të Arkitekturës Urbane | PunaIme

Specialistë të Planifikimit dhe të Arkitekturës Urbane

Kompania

Komuna e Prishtinës

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01-02-2023

Data e perfundimit

21-11-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Arkitekturë

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

 

Emri i grupit

Specialistë të Planifikimit dhe të

 

Arkitekturës Urbane

Institucioni

Komuna Prishtinë

Nr. i Referencës

RN00010816

Kodi

RPC0004478

Data e njoftimit

26.01.2023

Afati për aplikim

16.02.2023 – 23.02.2023

 

 

 

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  • Këshillon dhe zbaton procedurat ligjore, në përputhje me njohuritë profesionale;
  • Kryen punë nga lëmi i sektorit për planifikim hapësinor, konform dispozitave ligjore në fuqi;
  • Shqyrton dhe vendos lidhur me kërkesat për planifikim;
  • Punon në mënyrë të pavarur detyrat e caktuara nga përgjegjësia e sektorit;
  • Informon dhe arsyeton detyrat në tersi, në mënyrë profesionale, nga sfera e specializimit të tij;
  • Zbaton procedurat për hartimin e dokumenteve të planifikimit urban dhe hapësinor;
  • Koordinon dhe harmonizon dokumentet e planifikimit hapësinor të nivelit komunal me atë qendror përkatësisht me Planin hapësinor të Kosovës;
  • Bashkëpunon në hartimin e dokumentacionit lidhur me planifikimin hapësinor, si të Planit zhvillimor komunal, Planit zhvillimor urban, planeve rregulluese urbane brenda territorit të komunës;
  • Ndihmon shefin e sektorit në të gjitha punët nga përgjegjësia e sektorit për të cilin është përgjigjes;
  • Shkëmben informata lidhur me zhvillimin e punës në fusha me interes të përbashkët brenda dhe jashtë institucionit;
  • Mban evidencë për lëndët që i pranon, i përfundon ato dhe i dorëzon për arkivim;
  • Përcjell dhe zbaton rregullativën ligjore nga lëmi i planifikimit hapësinor;
  • Në raste të caktuara del në terren për shikim dhe incizim të gjendjes faktike;
  • Kryen edhe punë të tjera nga përgjegjësia e sektorit, që i cakton drejtori i Drejtorisë.
  1. Kërkesat e përgjithshme për pranim
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS.
  • Kualifikime të posaçme formale: Fakulteti i Planifikimit, Arkitekturës;
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
  1. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

Njohuri profesionale specifike në fushën e planifikimit, të fituara përmes arsimimit dhe trajnimeve të ndryshme;

  • Aftësi në përdorimin e veglave të punës siç janë: Auto Desk, GIS, Archi Cad, Microsoft Office, ndërsa njohuri tjera si Adobe Photoshop/ Illustrator do të jetë vlerë e shtuar;
  • Aftësi për te punuar me vet iniciativë ne kuadër te planeve dhe proceduarve te përcaktuara;
  • Shkathtësi te mira te komunikimit, përfshire aftësi për të dhënë udhëzime;
  1. Pozitat aktualisht të lira

 

Nr. i

Titulli i

Klasa e

Koeficien

 

Organizata /

Nr. i

 

Kodi

Referencë

Institucioni

pozitës

pozitës

ti

Vendi i punës

kërkuar

 

 

s

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

RN000093

Zyrtar i Lartë

 

 

 

Sektori i

 

 

RPC0003066

Profesional 1

8

Komuna

Planifikimit

3

 

24

për Planifikim

Prishtinë

Srategjik /

 

dhe Zhvillim

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prishtine

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  1. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

  1. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende
  • Certifikate nga Gjykata qe nuk jeni nen hetime (jo me e vjeter se nga data e shpalljes se ketij konkursi).
  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë
  1. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

Ligji për zyrtar publik 06/L-114

Ligjet nga Drejtoria përkatse

  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
  1. Shpallja e rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

VËREJTJE:

Koeficienti i përcaktuar për këtë konkurs është subjekt i harmonizimit konform ligjit të ri të pagave kurdo që hynë në fuqi ky ligj!

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen