www.ofertapune.net Specialist të Raportimit dhe Menaxhimit të të Dhënave | PunaIme

Specialist të Raportimit dhe Menaxhimit të të Dhënave

Kompania

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30-11-2022

Data e perfundimit

29-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Në përputhje me Nenin 10 të Ligji Nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore , Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) njofton :

Shpallje për një (1) Specialist të Raportimit dhe Menaxhimit të të Dhënave

Numri i referencës : 01/2022

30/11/2022

Informacion i përgjithshëm

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (në tekstin e mëtejmë referuar si “FKGK”) është entitet i pavarur juridik, i krijuar me ligj përkatës për të lehtësuar qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë me synimin e krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, përmirësim të bilancit tregtar dhe rritje e mundësive për financimin e NMVM-ve.

Përshkrim i përgjegjësive të punës:

Nga Specialisti i Raportimit dhe Menaxhimit të të Dhënave kërkohet të mbështesë FKGK-në në përmirësimin e mëtejshëm të fushëveprimit, afateve kohore dhe cilësinë e raportimit nga bankat partnere, përmirësimin e proceseve të brendshme dhe përgatitjen e raporteve në fushën e riskut kreditor dhe sektorit financiar në përgjithësi.

FKGK mbështetet shumë në raportimin nga institucionet financiare partnere, prandaj specialisti i raportimit do të ofrojë mbështetje për të ndërtuar një metodologji që do t’i mundësojë institucionit të zbulojë paraprakisht gabimet e raportimit. Bazuar në natyrën e punës, Specialisti i Raportimit dhe Menaxhimit të të Dhënave – do të propozojë automatizimin dhe rritjen e efikasitetit të raportimit pa dëmtuar cilësinë e informacionit.

Specialisti i Raportimit dhe Menaxhimit të të Dhënave do të jetë i ngarkuar me detyrat e mëposhtme:

  • Përgjegjës për të projektuar dhe mirëmbajtur pakot raportuese të institucionit;
  • Të analizojë proceset e brendshme në fushën e raportimi dhe të vijë me një propozim të rishikuar që synon rritjen e cilësisë së raporteve;
  • Të përgatisë raporte për nevojat e brendshme dhe të jashtme,
  • Të ndihmojë në përgatitjen e treguesve të performancës që do të përdoreshin për të vlerësuar performancën e FKGK-së, apo performancën e sektorit financiar në Kosovë;
  • Të kontribuojë në automatizimin dhe dixhitalizimin e raportimit në institucion;
  • Të komunikojë rezultatet e analizës së të dhënave me shkrim dhe në formë verbale për menaxherët;
  • Të prezantojë informacion përmes raporteve, prezantimeve dhe vizualizimeve;
  • Detyra të tjera të deleguara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet :

Specialisti i Raportimit dhe Menaxhimit të të Dhënave do të duhet të plotësojë kërkesat si vijon:

  • Diplomë fakulteti në ekonomi, statistikë ose në fushën përkatëse sipas detyrës;
  • Të paktën tre (3) vite të punës përkatëse përvojë në MIS apo fusha të tjera që kanë të bëjnë me raportimin dhe menaxhimin e të dhënave;
  • E rekomandueshme të ketë eksperiencë pune në sektorin bankar apo fushë që lidhet me atë të sektorit financiar.

Aftësitë dhe kompetencat që do të vlerësohen përmes procesit të përzgjedhjes janë:

  • Aftësi për të përdorur Microsoft Excel ose softuer tjetër përkatës të përdorur për analizat e të dhënave;
  • Aftësi për të analizuar të dhënat dhe për të përcjellë informacion;
  • Aftësi për të ndërtuar raporte dhe modele analitike;
  • Aftësi e mirë komunikimi dhe për të punuar në ekip;

Afati dhe kohëzgjatja

Specialistit të Raportimit dhe të Menaxhimit të të Dhënave do t’i ofrohet kontratë një (1) vjeqare, e cila do të rinovohet në bazë vjetore, dhe do të jetë i vendosur në zyrë të FKGK-së në Prishtinë. Kontrata do të vazhdohet bazuar në rezultatet e vlerësimit të performancës së kënaqshme.

Aplikimi :

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV;
  • Diplomat , Certifikatat dhe trajnimet përkatëse ;
  • Kontaktet e referencës nga ish punëdhënësit;

Të gjitha aplikacionet do të pranohet vetëm përmes emailit [email protected] dhe në subjektin e emailit duhet të shkruhet: “Formë Aplikimi: Emri dhe Mbiemri_Pozita”

Konkursi është i hapur deri me datë 15.12.2022 ora 16.30.

Shënim:

  • Vetëm aplikacionet me dokumentacion të kompletuar do të merren parasysh.
  • Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen!