Specialist për Siguri të Informacionit
Data e publikimit
14-03-2023
Data e perfundimit
27-03-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
Specialist për Siguri të Informacionit
- Departamenti i Sigurisë së Informacionit (1 vend pune)
Detyrat dhe përgjegjësitë :
- Zbaton, planifikon dhe administron aktivitetet në lidhje me sigurinë e sistemit informativ të Bankës;
- Zhvillon strategjinë e sigurisë së informacionit në bashkëpunim me mbikëqyrësin direkt.
- Implementon dhe mirëmban ISMS- te bankës.
- Zbaton standardet ndërkombëtare si ISO 2700.
- Mirëmban vlerësimin e rrezikut të sigurisë së informacionit të dizajnuara për të vlerësuar rreziqet e mëvetësishme të kontrollit, dhe rreziqet e mbetura.
- Zhvillon dhe ekzekuton planet për adresuar/minimizuar rreziqet e mbetura.
- Ndihmon në krijimin e materialeve sensibilizuese dhe programeve trajnuese për sigurinë e informacionit për të rritur ndërgjegjësimin tek punonjësit e bankës.
- Kryen vlerësimin e kontrolleve të sigurisë dhe vlerëson rezultatet e vlerësimit të rrezikut.
- Harton dhe implementon politikat dhe standardet efektive të sigurisë së informacionit.
- Kryen vlerësime te sigurisë te informacionit të palëve të treta dhe siguron se furnitorët zbatojnë kontrollet e sigurisë ne përputhje me politikat dhe procedurat e bankës
- Vepron ndaj incidenteve të sigurisë të informacionit duke identifikuar dhe ekzekutuar veprimet e duhura ndaj çështjeve që paraqesin rrezik për sigurinë e informacionit.
- Punon ngushtë me profesionistë të Teknologjisë Informative përgjegjës për sigurinë e përdoruesit dhe kontrollet e çasjes.
- Monitoron të gjitha llojet e logave për të siguruar që nuk ka rrjedhje të informatave dhe nuk ka ndërhyrje në sisteme të bankës
- Organizon dhe mbikëqyr informatat në arkivat elektronike dhe ato fizike të bankës.
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura kryen edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt
Kualifikimet ;
- Fakulteti Shkencat kompjuterike apo të ngjashme;
- Mbi dy vite përvojë pune në lëmin sigurisë se informacionit;
- Kuptimi i teknologjive aktuale dhe trendeve në fushën e sigurisë kibernetike;
- Aftësi te mira komunikuese;
- Njohja e Gjuhës Angleze .
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com
Afati i aplikimit është deri më datë 24 Mars 2023 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.
Apliko këtu