www.ofertapune.net Specialist në Thesar (m/f) | PunaIme

Specialist në Thesar (m/f)

Kompania

Banka për Biznes

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-11-2022

Data e perfundimit

26-11-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

Specialist në Thesar (m/f)

Kompetencat:

  • Diplomë universitar (Ekonomi, Menaxhment apo fusha të ngjashme);
  • Së paku tri (3) vite përvojë pune në sektorin bankar;
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune në sektorin e thesarit;
  • Aftësi të shkëlqyera të menduarit në mënyrë kritike dhe zgjidhjeve të problemeve;
  • Shkathtësi në caktimin e objektivave dhe planifikimin e punës;
  • I/e aftë të punojë në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
  • Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze dhe përdorimit të Microsoft Office-it.

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Bënë planifikimet e kërkesave për mjete likuide nëpër afate të ndryshme kohore dhe sigurohet që banka ka likuiditet të mjaftueshëm për kryerjen e obligimeve të veta në kohë;
  • Bënë vendosjen e kursit valutor në sistem si dhe monitorimin e lëvizjes në tregjet financiare dhe konform saj vepron për minimizimin e riskut;
  • Përgjegjës për portofolin e investimeve te bankës nëpër instrumente të ndryshme financiare dhe bën propozime për investime të reja sipas kritereve të lejuara nga Rregullatori dhe politikat e brendshme investive të bankës;
  • Përcjellë respektimin e limiteve, ekspozimeve, gjendjeve të parasë, neto pozicioneve të hapura dhe merr vendime sipas limiteve të përcaktuara nga Rregullatori dhe atyre të brendshme të bankës;
  • Asiston në përpilimin e udhëzime, instruksione, memo, procedura, statute dhe politika të praktikave më të përshtatshme, përmes të cilave do të përshkruhet, menaxhohet, kontrollohet dhe sigurohet mbarëvajtja e të gjitha operacioneve të kryera në Thesar;
  • Angazhohet në analizimin e vazhdueshëm të aktiviteteve dhe proceseve të mbuluara nga Thesari dhe analizon vazhdimisht mundësinë e përmirësimit të proceseve dhe optimizimit të tyre;
  • Mbështetë degët për çdo lloj problemi që kanë të bëj me Thesarin dhe përkrahë biznesin në arritjen e objektivave të përgjithshme të bankës;
  • Merë pjesë dhe asiston në përgatitjen e materialit për komitetet përkatëse të Thesarit (ALCO, Komiteti i Investimeve, etj.);
  • Sipas nevojës përfaqëson Bankën në kuadër të Shoqatës së Bankave dhe në takime me përfaqësues nga bankat korrespodentë sa i përket fushës së Thesarit;
  • Mbanë kontakte të shëndosha dhe përkrahëse me Bankën Qendrore të Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me aktivitetet e Thesarit;
  • Mbanë kontakte me bankat korrespodentë, si dhe zgjeron bashkëpunimin me bankat tjera.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 06.12.2022