www.ofertapune.net Specialist i Ofertave | PunaIme

Specialist i Ofertave

Kompania

InfoSoft Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

04-02-2023

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Infosoft Systems Prishtina, kerkon te rekrutoje:

 Specialist i Ofertave

PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM PUNËS:

Specialist/e ofertimi është punonjësi/e përgjegjës për procesin e përpilimit të ofertës nga momenti i identifikimit të kërkesës së klientit deri në realizim dhe dorëzim të oferimit të dokumentuar sipas kërkesës dhe brenda afateve të kërkuara, duke u bazuar ne procedurat, instruksionet dhe rregulloret e kompanisë..

KËRKESAT BAZË PËR ARSIMIM, KUALIFIKIM, EKSPERIENCË:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta. (Juridik, Ekonomik apo shkenca ekzakte etj.)
  • Eksperiencë pune në pozita analoge.
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, power point etj.)

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Njeh shume mirë legjislacionin e prokurimeve (ligj, udhëzime, etj).
  • Njeh shumë mirë faqen elektronike të e-prokurimi.
  • Njeh shumë mirë mënyrat e ofertimit dhe dokumentat e tenderit (Tender/Projekt/Kuotim)
  • Shfaq aftësi në të kuptuarit e specifikimeve teknike të produkteve/shërbimeve të kërkesë
  • Organizon me efikasitet proceset e punës për realizim te suksesshëm të ofertimit (ne kohë dhe saktësi).
  • Qëndrim proaktiv: Aktiv dhe bashkëpunues me superiorët duke dhënë mendime dhe ide për përmirësimin e punës dhe procedurave operacionale

TË TJERA:

  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze (perparesi)
  • Të jete i/e disponueshme për të punuar me orare të zgjatura
  • Të jetë i/e shkathët dhe komunikativ
  • Te ketë njohuri bazike në fushën e financave/kontabilitetit
  • Aftësi të shkëlqyera të marrëdhënieve ndërpersonale

BENEFITE:

  • Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore.
  • Orari i punës: orar i rregullt i punës.
  • Pagë konkurruese në treg.
  • 20 dite pushim vjetor në vit, përfshi të gjitha pushimet  tjera sipas legjislacionit në fuqi.
  • Sigurim Shendetesor per punonjesit e kompanise.
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Kandidatët e kualifikuar duhet të dorëzojnë letrën e interesit, CV-në e përditësuar dhe kopjet e dokumenteve mbështetëse duke përfshirë letrat e referencës, në adresën e mëposhtme të e_mail: [email protected] deri me date 15.02.2023

Të dhënat personale që do të dorëzoni përmes aplikacionit tuaj, do të mbrohen dhe përdoren vetëm për qëllime rekrutimi, sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, konkretisht sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës..