www.ofertapune.net Specialist i Financës/Kontabilitetit | PunaIme

Specialist i Financës/Kontabilitetit

Kompania

EPPC Kosova

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

03-04-2023

Data e perfundimit

26-05-2023

Lloji i orarit

Full Time

EPPC Kosovo, në emër të një institucioni të njohur financiar jo-bankar (IFJB), kërkon një Specialist të Financës/Kontabilitetit, qëllimi kryesor i të cilit është përdorimi i njohurive të menaxhimit financiar për të kryer analiza të kostove, përgatitjen e raporteve të buxhetit dhe vlerësimin e ecurisë financiare.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Këshillon ekipin menaxhues/bordin gjatë vendimeve strategjike në përputhje me objektivat institucionale dhe legjislacionin respektiv;
  • Kryen një sërë procesesh të kontabilitetit duke përfshirë regjistrimet në librin kryesor, ekstraktimin dhe përpilimin e të dhënave financiare dhe tërheqjen e të dhënave të dërguara në llogari;
  • Proceson/kontrollon për pagesa faturat, memorandumet dhe kërkesat e brendshme dhe/ose përgatit urdhër transfertës për furnizim llogarie, pagesat ndaj palëve të treta, disbursimet e klientëve etj.;
  • Përgatit deklarimet respektive pranë Zyrës së Tatimeve sipas kërkesave në fuqi (p.sh. librin e blerjes, librin e shitjes, etj.) dhe i dërgon për shqyrtim dhe miratim tek Drejtori i Operacioneve;
  • Regjistron asetet në baza mujore, veprimet për asetet e reja dhe nxjerrjen e aseteve nga inventari;
  • Përgatit shpenzimet mujore, përfshirë këtu edhe pagat/lejet e personelit të institucionit;
  • Proceson të gjitha raportet e nevojshme për palë të treta të lidhura me sistemin fiskal, Bankën Qendrore dhe çdo entitet tjetër të nevojshëm;
  • Sigurohet se të gjitha kontratat me palët e treta të jenë të përditësuara gjatë gjithë kohës, duke ndjekur me institucionet përkatëse çdo rast problemi që identifikohet për këtë shërbim, si dhe të kryejë kalimin e çdo fature brenda afatit të përcaktuar;
  • Përgatit raporte mujore që lidhen me shpenzimet administrative të institucionit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Të ketë diplomë universitare, e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme;
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë pune në fushën e raportimit dhe analizës, preferohet në institucionet financiare;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe i aftë në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi të shkëlqyera raportuese, saktësi dhe analizë të detajuar;
  • Aftësi për të kuptuar modelin e përgjithshëm të biznesit dhe mjedisin në një institucion financiar;
  • Aftësi të demonstruara për të menaxhuar në mënyrë efektive shumë prioritete njëherësh;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe me shkrim, si dhe të gjuhës angleze;
  • Njohuri kompjuterike shumë të mira përfshirë këtu: Excel, Word dhe Outlook.

Pozicioni: Specialist i Financës/Kontabilitetit;
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë;
Paga: Konkurruese;
Kontrata: Sipas ligjit të punës;
Afati për aplikim: 23.04.2023.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Specialist i Financës/Kontabilitetit’ në adresën e e-mail-it: [email protected]

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen tutje.

Te ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Apliko këtu