www.ofertapune.net Specialist/e në Departamentin e IT-së | PunaIme

Specialist/e në Departamentin e IT-së

Kompania

Credins

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10-11-2022

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Specialist/e në Departamentin e IT-së

Drejtoria Qendrore, Prishtinë       

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomuar në shkencat informatike, bachelor ose master shkencor
  • Aftësi të mira komunikuese dhe përshtatje për të punuar në grup
  • Të jetë i/e orientuar ndaj rezultatit dhe disponibel për orare të zgjatura të punës
  • Të zotërojë certifikime të gjuhës angleze
  • Eksperienca në fushën e programeve bankare ose trainimet në këtë fushë përbëjnë avantazh

Qëllimi i pozicionit:

Detyra e Specialistit/es të IT është të sigurojë funksionimin normal të Sistemit të Informacionit të Bankës Credins Kosovë duke bërë të mundur që operacionet e përditshme dhe ato periodike të kryhen në kohë dhe saktësisht. Ai/ajo duhet të suportojë përdoruesit në rast të mosfunksionimeve të ndryshme në sistemin e bankës ose në sisteme të tjera. Specialisti/a i sistemeve të informacionit ka për qëllim me punën e tij/saj të japë zgjidhje të menjëhershme për të mundësuar vijueshmërinë normale të aktivitetit të Bankës Credins Kosovë me mjetet informatike.

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosfere dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV bashkë me një letër interesi në adresën: [email protected]

Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë  Departamentit te Burimeve Njerezore të Banka Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 24.11.2022