www.ofertapune.net Specialist/e mjekësisë familjare (7), Specialist/e radiologjisë | PunaIme

Specialist/e mjekësisë familjare (7), Specialist/e radiologjisë

Kompania

QKMF Prishtinë

Telefoni

038/230-900

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16/06/2021

Data e perfundimit

25-06-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shëndetësi

Në bazë të nenit 67 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë të Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës ri shpallë këtë:

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE DHE QENDRA E MJEKËSISË URGJENTE

DREJTORIA E SHËNDETËSISË

Pozita: Specialist/e i/e mjekësisë familjare – shtatë (7) ekzekutues

Niveli i pagës/koeficienti : 8.4
Orari i punës: I plotë
Mbikëqyrja: Shefi i Njësisë dhe Kryeshefi i Shërbimit shëndetësor të QKMF-së.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësinë e bazuar në dëshmi;
  • Ofron shërbime gjithëpërfshirëse për individin/pacientin dhe familjen në të gjitha episodet e jetës nën mbikëqyrje të Mjekut Familjar;
  • Harton dhe zhvillon palanin e trajtimit të sëmundjes dhe trajton pacientin si figurë qendrore nën mbikëqyrje të Mjekut Familjar;
  • Përcakton diagnozë diferenciale dhe diagnozën e punës në përputhje me simtopatologjinë;
  • Bënë zbulimin e hershëm të shtatzanisë, ofron kujdes antenatal dhe kujdeset për planifikim familjarë;
  • Kujdeset për shëndetin e fëmijëve përmes menaxhimit të integruar të sëmundjeve të fëmijëve (sipas MISF-it), përcjelljes sistematike të rritjes dhe zhvillimit të foshnjave dhe fëmijëve si dhe kujdeset për adoleshentë dhe tinejxherë;
  • Ofron kujdes për shëndetin e të moshuarve dhe kujdes paliativ;
  • Bënë identifikimin e hershëm të shenjave alarmuese që sigurojnë kujdes të përshtashëm dhe të ofrojnë kujdes të vazhdueshëm për pacient me qrregullime të shëndetit mendor;
  • Ofron kujdes për rastet urgjente dhe referon rastet me kohë dhe në mënyrë adekuate;
  • Kujdesi për lëndimet e vogla (kirurgjia e vogël);
  • Interpreton rezultatet e testeve të shpejta laboratorike, komunikon rezultatet në përshtatje me kornizën kohore;
  • Bënë edhe hulumtime tjera diagnostikuese varësisht nga kompetencat e fituara me programe specifike të EVM,
  • Komunikon ose konsultohet me specialist të niveleve të tjera sipas nevojës;
  • Referon pacientin për kujdes spitalor dhe kërkon informatën kthyese për përcjelljen e pacientit;
  • Kujdesi i vazhdueshëm shëndetësor, përfshirë vizitat shtëpiake;
  • Kujdes i vazhdueshëm për pacientët me sëmundje kronike jo ngjitëse dhe programe kontrolluese për sëmundjet kronike jo ngjitëse: Hipertension, astma,diabeti, sëmundjet malinje, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje të shëndetit mendor,
  • Kontrolli i sëmundjeve ngjitëse (hulumtimet epidemiologjike):TB,hepatit,sëmundje seksualisht transmisive, HIV/AIDS,
  • Promovimi shëndetësor dhe parandalimi i sëmundjeve si dhe shërbimet në komunitete (grupet vulnerable, vendet rurale, shkolla, komunitete);
  • Zbatimi i programit të vaksinimit,edukimi shëndetësor,
  • Inkurajon punën ekipore (mjekun e përgjithshëm, stomatologun, infermieret familjare, infermieret në komunitet dhe asistentin e stomatologut), vlerëson efektivitetin e kujdesit të ofruar nga ekipi i mjekësisë familjare, identifikon problemet dhe udhëheqë anëtarët e ekipit për zgjedhjen e tyre;
  • Përcakton anëtarët e ekipit në përputhje me nevojat e pacientit, aftësitë dhe kualifikimet e stafit për të përmbushur nevojat e institucionit;
  • Pjesëmarrje në trajnime, vlerësim të kompetencave, orientim dhe edukim për të punësuarit e rinj;
  • Komunikon qartë, sakt dhe krijon klimë të mirë për punë që rritë kënaqshmëritë në punë të personelit;
  • Shërben si burim i njohurive dhe shkathtësive për anëtarët tjerë të ekipit për të shkëmbyer përvojat klinike;
  • Përcakton diagnozën përfundimtare dhe përshkruan terapinë;
  • Nënshtrohet programit nacional të Edukimit të Vazhdueshëm Mjekësor;
  • Përkujdeset për konfidencialitetin e individit;
  • Përcjellja e sëmundshmërisë;
  • Identifikimi i grupeve të veçanta të rrezikut;
  • Merr pjesë në grupet e rishqyrtimit kolegjial dhe sjell vendime të përbashkëta për menaxhimin e sëmundjeve;
  • Merr pjesë edhe në hartimin protokolleve klinike;
  • Zhvillon audite mjekësore në institucionin përkatës;
  • Merr pjesë në takime, konferenca dhe tregon interesim në zhvillimin e strategjive për përmirësim të intervenimeve klinike dhe të nivelit të lartë të kujdesit ndaj pacientit;
  • Kryen edhe punë administrative; Krijimin e listës së pacientëve sipas moshës gjinisë dhe plotësimi i rregullt dhe i saktë i dosjeve mjekësore ku përfshihen edhe caktimi i vizitave të rregullta për pacientët, evidenton dhe raporton rastet e sëmundjeve infektive, sëmundjet kronike jo masovike dhe sëmundjeve malinje në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, duke respektuar rregulloret për KPSH dhe vepron në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe politikat e MSH në

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Të ketë të kryer specializimin në Mjekësi Familjare;
  • Të jetë i regjistruar dhe licencuar në MSH;
  • Të ketë aktivitete dhe trajnime të realizuara dhe të dëshmuara në EVM;
  • Të ketë ndjenjë përgjegjësie, i përkushtuar ndaj profesionit dhe ndryshimeve të ketë shkashtësi pune të pavarur dhe në ekip si dhe shkathtësi të mira komunikimi;
  • Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja dhe të punës me kompjuter,
  • Të ketë gatishmëri të punojë me të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo

Pozita: Specialist/e i/e radiologjisë – një (1) ekzekutues

Niveli i pagës/koeficienti : 8.4
Orari i punës: I plotë
Mbikëqyrja: Shefi i Shërbimit të Radiologjisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen të gjitha ekzaminimet radiologjike, mamografitë, egzaminimet echografike sipas referimeve nga Mjeku Familjar apo mjekët e profileve tjera;
  • Përpilon raportin mjekësor mbi të gjeturat diagnostike;
  • Në vazhdimësi mban kujdes për vete dhe për stafin mjekësor lidhur me rrezatimin dhe çdo herë në punën e tij mban indikatorin – dozimetrin për rrezet jonizuese;
  • Aplikon në vazhdimësi metodat bashkohore të diagnostifikimit;
  • Në vazhdimësi bën konsultimin me punëtorët e tjerë dhe udhëzon stafin e teknikëve radiolog në mënyrë që puna të jetë sa më kualitative;
  • Sipas nevojës është i obliguar që të përdorë uniformën mbrojtëse si masë preventive;
  • Është përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve në kabinetin e radiologjisë, dhe të raporton shefin e radiologjisë për mbarëvajtje të punës dhe ngecjet eventuale të paraqitura;
  • Sigurohet që i njëjti gjithmonë të jetë në funksionin e duhur;
  • Respekton normat dhe kodin e veshjes në përputhje me Rregulloren për Uniformat Zyrtare në QKMF;
  • Kryen edhe punë të tjera nga lëmia përkatëse.

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Të ketë të kryer Fakultetin e Mjekësisë, specialist i radiologjisë;
  • Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent;
  • Njohja e punës me kompjuter e

Pozita: Specialist/e i biokimisë – një (1) ekzekutues

Niveli i pagës/koeficienti : 8.4
Orari i punës: I plotë
Mbikëqyrja: Shefi i njësisë, Shefi i shërbimit të laboratorit qendror të QKMF-së.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen egzaminimet laboratorike sipas referimeve;
  • Përgatite reagensat e nevojshme për punë, aktivizon aparaturat dhe mbikëqyrë punën e tyre;
  • Vlerëson cilesinë e reagensave dhe testeve, bën kalibrimin me kalibrator të aparaturave;
  • Mbikëqyre – monitoron materialet e marrura, evidencën dhe distribuimin e tyre;
  • Përcjell në vazhdimësi procesin e sterilizimit dhe mjeteve për sterilizim, mbikqyrë aplikimin e të gjitha masave të nevojshme për punë në kushte aseptike;
  • Në raste të emergjencës pranon dhe kryen analizat laboratorike sipas kërkesës;
  • Raportet e analizave laboratorike i verifikon dhe i nënshkruan;
  • Aplikon të gjitha masat mbrojtëse për punën në laborator;
  • Aplikon të gjitha metodat kontrolluese, kalibruese të parapara me protokol të punës me qellim të sigurimit të cilësisë së dhënies së shërbimit;
  • Respekton normat dhe kodin e veshjes në përputhje me Rregulloren për Uniformat Zyrtare në QKMF;
  • Ruan konfidencialitetin e pacientit;
  • Kryen edhe punë të tjera nga lemia përkatëse.

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Specialist nga Biokimia Klinike;
  • Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent;
  • Njohja e punës me kompjuter e

Data e shpalljes së Konkursit 11.06.2021 deri me dt. 25.06.2021

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në objektin e Komunës së vjetër.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në selinë e organit të punësimit. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për atë vend pune, për të cilin konkurroni.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet nëse na nevojiten do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Të ceket qartë titulli i vendit të punës, mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT-ë.

Me shpalljen e këtij konkursi, Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Prishtinës ofron mundësit e barabarta te punësimit për te gjithë punëtorët e QKMF-së.

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni me Zyrën e Burimeve Njerëzore në nr. tel: 038/230-900, lok. 10- 70, apo Drejtorinë e Shëndetësisë me nr.tel.230-900, lok.11-87, prej orës 08:00 – 16:00 me adresë Komuna e Prishtinës, Rruga UÇK nr. 2, Prishtinë – Republika e Kosovës.