Specialist/e i/e Sigurisë fizike, Departamenti i Sigurisë
Data e publikimit
16-02-2023
Data e perfundimit
26-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Siguri & Mbrojtje
POZICION I LIRE PUNE
Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë : Specialist/e i/e sigurisë fizike, Departamenti i Sigurisë
Funksionet dhe përgjegjësitë:
Misioni i Departamentit të Sigurisë është mbështetja e aktivitetit dhe proçeseve të punës të Bankës Credins, duke garantuar kushte të përshtatshme për stafin e bankës, klientët e saj dhe vizitorët, për zhvillimin e një aktiviteti normal dhe të sigurtë, në të gjitha mjediset dhe situatat dhe për mbrojtjen e objekteve/aseteve të bankës nga veprimtaritë e mundshme kriminale, konform kuadrit rregullativ të brëndshëm dhe të jashtëm.
Qëllimi i pozicionit të specialistit/es të sigurisë fizike (për njësitë e bankës), është të organizoje,kontrollojë,asistojë dhe të krijojë të gjitha kushtet e nevojshme, për një zhvillim normal të veprimtarisë së objektit të bankës.
Kriteret e nevojshme:
- Diplome e arsimit të lartë,
- Aftësi shumë të mira komunikuese, analitike dhe teknike
- Aftësi shumë të mira për të punuar në situata emergjence
- Aftesi shumë të mira përshtatjeje për të punuar në grup
- Eksperiencë e mëparshme në sektorin e sigurisë, preferohet nga sistemi bankar
- Të jetë i/e orientuar ndaj rezultatit dhe të jetë disponibël për orare të zgjatura të punës
- Çertifikime të trajnimeve të zhvilluara gjatë eksperiencës së punës përbëjnë avantazh
- Njohuri të paketës MS Office
- Duhet të ketë gatishmërinë dhe fleksibilitetin për të udhëtuar brenda/jashtë Kosovës
Çfarë ofrojmë ne:
Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosfere dinamike dhe grup pune në rritje. Zhvillim profesional të vazhdueshëm.
Të interesuarit të dërgojnë CV bashkë me një letër interesi në adresën: [email protected]
Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit te Burimeve Njerezore të Banka Credins Kosovë.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 27.02.2023
Apliko këtu