Specialist/e i/e Shërbimit për Klientë në Pikë Shitëse
Data e publikimit
21-11-2024
Data e perfundimit
05-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Mbështetje e Konsumatorëve, Call Center
Vende të lira pune nga kompania “Evapify”
Emri i pozitës; Specialist I/e shërbimit për klientë në pikë shitëse
Full Time
Lokacioni: Ferizaj- Ring Mall
Evapify është kompani globale me baze ne Poloni që si aktivitet primar ka distribuimin dhe shitjen e cigareve elektronike me avullosje VAPES dhe produkteve alternative të nikotinës në rajon, me zyre qëndrore në Prishtinë.
Kompania do të ofrojë:
- Pajisje moderne;
- Page baze dhe bonuse mujore ne baze te shitjes.
- Trajnime profesionale;
- Mundësi zhvillimi profesional në një kompani vazhdimisht në rritje.
Kjo pozitë kërkon një person me cilësi analitike, energjik, i/e motivuar të mësoj gjëra të reja dhe të jetë i gatshëm të punoj me orar fleksibil.
Përgjegjësit kryesore:
- T’i raportojë direkt Menaxherit të shërbimit për klientë duke përgatitur;
- Raportet ditore të shitjes dhe
- Raporte ditore të prezantimit të produktit tek klientët.
- Mirëmban vendin e punës dhe artikujve të cilët janë të ekspozuar në pikën shitëse;
- Të krijoj shitje për kompaninë;
- Promovon produktin dhe cilësitë e produktit;
- Identifikimin dhe vlerësimin e kërkesave dhe problemeve të klientëve;
- Kupton dhe i respekton procedurat e komunikimit, udhëzimet dhe politikat e kompanisë;
- Përshtatet në punë ekipore dhe;
- E sjellë një buzëqeshje në vendin e punës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Eksperiencë në fushën e shërbimit dhe shitjes për klientë;
- I/e diplomuar me nivelin Bachelor në fushën relevante (jo obligative);
- Aftësia e menaxhimit të shumë detyrave në të njëjtën kohë;
- Komunikim të mirë dhe aftësi të mira në vendimmarrje.
Aplikimet mund ti dërgoni në [email protected] deri me 30 Nentor duke e përfshirë CV aktuale dhe një përshkrim të shkurtër se pse kjo pozitë është e përshtatshme për ju.
Suksese!