www.ofertapune.net Specialist/e i/e Marketingut | PunaIme

Specialist/e i/e Marketingut

Kompania

Premium Bakery

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

02-02-2023

Data e perfundimit

25-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvoje shumëvjeçarë ne industrinë e ushqimit me prodhimin e varieteteve te ndryshme te produkteve te miellit.

Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera te kualitetit shume te larte te cilat janë te certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve me te larta ndërkombëtare.

Me qellim të zgjerimit të rrjetit të shitjes ne ju ftojmë te gjithë te interesuarit te aplikojnë për pozitën në vijim:

Specialist/e i/e Marketingut

Detyrat kryesore:

  • Monitorimi dhe zbatimi i aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në përputhje me objektivat e miratuara të biznesit;
  • Të gjejë rrugë të ndryshme kreative për marketimin e produkteve tona.
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
  • Të menaxhoje rrjetet sociale, emailet që për momentin janë fokusi i reklamimit të produkteve tona;
  • Duhet të gjejë mënyra të tjera për marketingun e produkteve përvec rrjeteve sociale dhe sigurohet që të gjitha informacionet janë të azhornuara;
  • Të kujdeset per website-in e agjensisë, aparencën, efektshmerinë, lehtësinë në përdorim;
  • Të kujdeset dhe të forcojë brand image të kompanisë me ide kreative.

.Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkollimi universitar në fushë relevante
  • Përvojë e punës në fushen perkatese te pakten 2 vite
  • Fleksibilitet  në punë ekipore
  • Aftësi komunikuese, iniciative, kreativitet
  • Posedimi i patentë shoferit është i domosdoshëm

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre se bashku me foto përmes postës elektronike: [email protected]

Vetëm kandidatet qe hyjnë ne rrethin e ngushte do te njoftohen përmes telefonit dhe do te ftohen ne interviste.

Konkursi mbetet i hapur nga data 02/02/2023 deri me 20/02/2023